Samsung UE49MU7000 User Manual page 223

7 series
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të
sigurisë
Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin.
KUJDES
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE. MOS E HAPNI.
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE
ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E
PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË RIPARUESHME
NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË
KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.
Ky simbol tregon që brenda ka tension të
lartë. Është e rrezikshme të prekni pjesët
e brendshme të produktit.
Ky simbol tregon se produkti përfshin
dokumentacion të rëndësishëm në lidhje
me përdorimin dhe mirëmbajtjen.
• Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme dhe të poshtme hapen për ajrosjen e nevojshme. Për
të garantuar funksionim të qëndrueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole dhe
hapësira nuk duhet të bllokohen apo mbulohen kurrë.
– Mos e vendosni këtë pajisje në hapësirë të izoluar, si p.sh. në raft ose në dollap inkaso, nëse nuk kanë ajrimin
e duhur.
– Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund
të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
– Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit në
kuzhinë ose makinës larëse, në sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa dashje,
hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar.
• Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni
bateritë sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
• Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi mund të shkaktohet
zjarr ose goditje elektrike.
• Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen mbi to.
Kushtojuni vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.
Produkt i kategorisë II: Ky simbol tregon
se nuk nevojitet lidhje sigurie me
tokëzimin elektrik (tokëzimi).
Tensioni AC: Tensioni nominal i shënuar
me këtë simbol është tensioni AC.
Tensioni DC: Tensioni nominal i shënuar
me këtë simbol është tensioni DC.
Kujdes. Drejtojuni udhëzimeve për
përdorimin: Ky simbol udhëzon
përdoruesin që t'i drejtohet manualit të
përdorimit për informacion të mëtejshëm
në lidhje me sigurinë.
Shqip - 3

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ue49mu7002Ue55mu7000Ue55mu7002

Table of Contents