Samsung UE32M4002 User Manual page 340

4 & 5 series
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Nuk ka figurë, nuk ka video
Televizori nuk ndizet.
• Sigurohuni që kordoni elektrik AC të jetë futur mirë në prizë dhe në televizor.
• Sigurohuni që priza funksionon.
• Provoni të shtypni butonin POWER në televizor për t'u siguruar që problemi nuk vjen nga telekomanda. Nëse
televizori ndizet, drejtohuni tek "Telekomanda nuk punon" më poshtë.
Televizori fiket automatikisht.
• Sigurohuni që Kohëm. i fik. është caktuar në Fikur në menynë Ora.
• Nëse kompjuteri është i lidhur me televizorin, kontrolloni cilësimet e energjisë së kompjuterit.
• Sigurohuni që kordoni elektrik AC të jetë futur mirë në prizë dhe në televizor.
• Nuk ka sinjal energjie fik televizorin nëse nuk ka marrë sinjal nga ai për një periudhë të caktuar kohe. Fikja
automat. fik televizorin nëse nuk ka pasur komanda nga përdoruesi për katër orë.
Nuk ka figurë/video.
• Kontrolloni lidhjet e kabllove (hiqni dhe rilidhni të gjitha kabllot e lidhura me televizorin dhe me pajisjet e
jashtme).
• Caktojini daljet e figurës së pajisjes së jashtme (marrësi kabllor/dekoduesi, DVD, Blu-ray etj.) që t'u përshtaten
lidhjeve në hyrjen e televizorit. Për shembull, nëse dalja e pajisjes së jashtme është HDMI, ajo duhet të lidhet me
një hyrje HDMI në televizor.
• Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
• Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të televizorit duke shtypur butonin SOURCE në telekomandë.
• Rindizeni pajisjen e lidhur duke e rivendosur në prizë.
Lidhja me antenë (antenë/kabllor) (Kablloja: në varësi të shtetit)
Televizori nuk i merr të gjitha kanalet.
• Sigurohuni që kablloja e antenës të jetë lidhur mirë.
• Provoni Konfig. (Konfigurimi fillestar) për të shtuar kanalet e disponueshme në listën e kanaleve. Shkoni te
MENU - Sistemi - Konfig. (konfigurimi fillestar) dhe prisni që të ruhen të gjitha kanalet e disponueshme.
• Verifikoni që antena është pozicionuar siç duhet.
Figura është e deformuar: gabim makroblloku, kuadrate të vogla, njolla, gabim pikëzimi.
• Ngjeshja e materialeve video mund të shkaktojë shformime të figurës, sidomos të figurave që lëvizin shpejt si
sportet dhe filmat aksion.
• Sinjali i dobët mund të shkaktojë shformim të figurës. Ky nuk është problem i televizorit.
Shqip - 20

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ue32m5002

Table of Contents