Makita HS6101 Instruction Manual page 20

Hide thumbs Also See for HS6101:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Një ilustrim tipik i mbështetjes së duhur me dorë,
mbështetjes së materialit të punës dhe drejtimit të
kordonit të furnizimit me energji.
000157
5.
Mbajeni pajisjen elektrike vetëm në sipërfaqet
kapëse të izoluara, kur të jeni duke kryer një
veprim në të cilin pajisja prerëse mund të
kontaktojë me tela të fshehur ose kordonin e
vet. Kontakti me një tel me rrymë do t'i elektrizojë
pjesët metalike të pajisjes elektrike elektrizohen
dhe mund t'i japin punëtorit një goditje elektrike.
6.
Gjithmonë përdorni një rigë drejtuese ose një
udhëzues për anët e drejta. Kjo përmirëson
saktësinë e prerjes dhe pakëson mundësinë e
ngecjes së fletës.
7.
Gjithmonë përdorni fletë me madhësinë dhe
formën e duhur (ato të diamantit përkundrejt atyre
rrumbullake) të vrimave të boshtit. Fletët që nuk
përputhen me pjesën tjetër të sharrës do të rrotullohen
jashtë qendrës duke shkaktuar humbje të kontrollit.
8.
Asnjëherë mos përdorni rondele apo bulona të
dëmtuara ose jo të duhura të fletave. Rondelet e
fletëve janë projektuar veçanërisht për sharrën tuaj,
për performancë optimale dhe siguri të funksionimit.
Shkaqet e zmbrapsjeve dhe paralajmërime në lidhje me to
Zmbrapsja është një reagim i papritur ndaj një flete
sharre të bllokuar, të penguar ose të zhvendosur, e
cila bën që sharra e pakontrolluar të ngrihet dhe të
dalë nga materiali i punës drejt punëtorit;
Kur fleta bllokohet ose pengohet fort nga mbyllja e
kanalit të sharrës, ajo e humbet shpejtësinë dhe
reagimi i motorit e kthen pas pajisjen me shpejtësi
drejt punëtorit;
Nëse fleta përthyhet ose zhvendoset gjatë prerjes,
dhëmbët në pjesën e pasme të fletës mund të ngecin
në sipërfaqen e drurit, duke bërë që fleta të dalë nga
kanali i sharrës dhe të kërcejë mbrapsht drejt punëtorit.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/ose
procedurave ose kushteve të pasakta të përdorimit dhe
mund të shmanget duke marrë masat e mëposhtme
parandaluese.
9.
Mbajeni fort sharrën me të dyja duart dhe
vendosini krahët në atë mënyrë që t'i rezistoni
forcave zmbrapsëse. Poziciononi trupin në
cilëndo anë të fletës, por jo në drejtim me
fletën. Zmbrapsja mund të bëjë që sharra të
kërcejë mbrapsht, por nëse merren masat e
duhura parandaluese, forcat e zmbrapsjes mund
të kontrollohen nga punëtori.
10. Kur fleta ka ngecur ose kur e ndërprisni prerjen
për çfarëdo lloj arsyeje, lëshojeni këmbëzën dhe
mbajeni sharrën të palëvizur në material deri sa
fleta të ndalojë plotësisht. Asnjëherë mos u
përpiqni ta hiqni sharrën nga materiali ose ta
tërhiqni sharrën pas ndërkohë që fleta është në
lëvizje, përndryshe mund të ndodhë zmbrapsje.
Kontrolloni dhe ndërmerrni veprime korrigjuese për
të eliminuar shkakun e ngecjes së fletës.
11. Kur të rifilloni sharrimin në materialin e punës,
vendoseni fletën e sharrës në mes të kanalit
dhe kontrolloni që dhëmbët e sharrës nuk
kanë ngecur në material. Nëse fleta e sharrës
ka ngecur, ajo mund të dalë ose zmbrapset nga
materiali ndërkohë që rifillohet sharrimi.
12. Mbështetni panelet e mëdhenj për të minimizuar
rrezikun e bllokimit dhe të zmbrapsjes së fletës.
Panelet e mëdhenj kanë tendencë të përkulen nga
pesha e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen
poshtë panelit në të dyja anët, pranë vijës së prerjes
dhe pranë buzës së panelit.
Për të shmangur zmbrapsjen,
mbështeteni dërrasën ose panelin pranë prerjes.
000154
Mos e mbështetni dërrasën ose panelin larg prerjes.
000156
13. Mos përdorni fletë të pamprehura ose të
dëmtuara. Fletët e pamprehura ose të vendosura
në mënyrën e gabuar bëjnë prerje të ngushtë,
duke shkaktuar fërkim të tepërt, ngecje të fletës
dhe zmbrapsje.
14. Thellësia e fletës dhe levat bllokuese të
rregullimit të buzëve duhet të shtrëngohen
dhe sigurohen përpara se të kryhet prerja.
Nëse rregullimi i fletës ndryshon gjatë prerjes, ajo
mund të shkaktojë ngecje dhe zmbrapsje.
20

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hs7100Hs6100Hs7101

Table of Contents