Makita BO5041 Instruction Manual page 15

Random orbit sander
Hide thumbs Also See for BO5041:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Fig.10
Pasi të keni boshatisur qesen e pluhurit instaloni
hundëzën e pluhurit në qesen e pluhurit. Rrotulloni pak
hundëzën e pluhurit në drejtim orar për ta vendosur në
vend. Më pas instaloni qesen e pluhurit në vegël siç
përshkruhet në "Instalimi i qeses së pluhurit".
Instalimi i qeses së pluhurit prej letre
Fig.11
Vendosni qesen prej letre të pluhurit në mbajtësen e
qeses së pluhurit me pjesën e përparme të drejtuar nga
lart. Vendosni kartonin fiksues të qeses prej letre të
pluhurit në kanalin e mbajtëses së qeses prej letre të
pluhurit.
Fig.12
Më pas shtypni pjesën e sipërme të kartonit fiksues në
drejtim të shigjetës për ta futur në kapëse.
Fig.13
Fig.14
Vendosni gjuhëzën e qeses prej letre të pluhurit në
udhëzuesin e mbajtëses së qeses prej letre të pluhurit.
Më pas instaloni grupin e mbajtëses së qeses prej letre
të pluhurit në vegël.
Instalimi i qeses filtruese prej letre
Fig.15
Sigurohuni që logoja në buzë të kartonit dhe logoja në
kutinë e pluhurit të jenë nga e njëjta anë dhe më pas
instaloni qesen filtruese prej letre duke përshtatur buzën
e kartonit në kanalin e secilit ilik lidhës.
Fig.16
Sigurohuni që logoja në buzë të kartonit dhe logoja në
hundëzën e pluhurit të jenë nga e njëjta anë, më pas
instaloni hundëzën e pluhurit në kutinë e pluhurit.
Heqja e kutisë së pluhurit dhe qeses filtruese prej letre.
Fig.17
Hiqni hundëzën e pluhurit duke shtypur dy shulet.
Fig.18
Hiqni në fillim qesen filtruese prej letre duke shtrënguar
pak anën e logos në buzën e kartonit dhe më pas duke
shtyrë buzën e kartonit nga poshtë për ta nxjerrë nga
iliku lidhës i kutisë së pluhurit.
PËRDORIMI
KUJDES:
Përdorni gjithmonë dorezën e përparme dhe gjatë
përdorimit mbajeni veglën fort nga doreza e
përparme dhe nga doreza e çelësit.
Punime smerilimi
Fig.19
KUJDES:
Asnjëherë mos e vini veglën në punë pa diskun
abraziv. Mund të dëmtoni seriozisht pllakën.
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt në vegël.
Presioni i tepërt mund të ulës efikasitetin e
smerilimit, mund të dëmtojë diskun abraziv ose të
shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
Kontakti i skajit të pllakës me materialin gjatë
përdorimit të veglës mund të dëmtojë pllakën.
Mbajeni veglën fort. Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo
të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas vendoseni veglën
me ngadalë në sipërfaqen e materialit. Mbajeni pllakën
ngjitur me materialin dhe ushtroni presion të lehtë mbi
vegël.
KUJDES:
Pllaka e smerilimit rrotullohet në drejtim orar gjatë
punës me ngarkesë, por mund të rrotullohet në
drejtim kundërorar gjatë punës pa ngarkesë.
Punimet e lëmimit
Për model BO5041
KUJDES:
Përdorni vetëm një pllakë sfungjeri origjinale
Makita, pllakë të presuar ose prej leshi (aksesorë
opsionalë).
Vëreni gjithmonë veglën në punë në shpejtësi të
ngadaltë për të parandaluar nxehjen anormale të
sipërfaqeve të punës.
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt në vegël.
Presioni i tepërt mund të ulë efikasitetin e lëmit
dhe të shkaktojë mbingarkesë të motorit duke çuar
në avari të veglës.
1.
Aplikimi i dyllit
Fig.20
Përdorni një pllakë sfungjeri opsionale. Aplikoni
dyllë në pllakën e sfungjerit ose në sipërfaqen e
punës. Vegla duhet të punojë në shpejtësi të ulët
për të shpërndarë dyllin.
SHËNIM:
Në fillim përhapni dyllin në një pjesë jo të dukshme
të sipërfaqes së punës për t'u siguruar që vegla të
mos e gërvishtë sipërfaqen ose të mos bëjë
shpërndarje jo uniforme të dyllit.
Përdoreni veglën gjithmonë në shpejtësi të ulët.
Përdorimi në shpejtësi të lartë mund ta bëjë dyllin
të sprucojë.
2.
Heqja e dyllit
Fig.21
Përdorni një pllakë të presuar opsionale. Vegla
duhet të punojë në shpejtësi të ulët për të hequr
dyllin.
15

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Bo5040

Table of Contents