Makita CJ102D Instruction Manual page 93

Hide thumbs Also See for CJ102D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
ngarkuesin e baterive, (2) në bateri dhe (3) në
produktin që përdor bateritë.
• Mos e çmontoni kutinë e baterisë.
• Nëse koha e përdorimit është shkurtuar së tepërmi,
ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund sjellë rrezik
mbinxehjeje, djegie të mundshme, madje edhe
shpërthim.
• Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse ju futen elektrolite në sy,
shpëlajini sytë me ujë të pastër dhe kërkoni menjëherë
ndihmë mjekësore. Kjo mund sjellë humbje të shikimit.
• Mos bëni qark të shkurtër në kutinë e baterisë:
1. Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
2. Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në kuti me
objekte të tjera metalike, si gozhdë, monedha etj.
3. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë qarkullim
të madh të rrymës elektrike, mbinxehje, djegie të
mundshme dhe madje prishje.
• Mos e ruani xhaketën, mbajtësen e baterisë dhe kutinë
e baterisë në vende ku temperatura mund të arrijë ose
të tejkalojë 50°C (122°F).
• Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është shumë
e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht. Kutia e
baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
• Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose godisni baterinë.
• Mos përdorni bateri të dëmtuar.
• Ndiqni rregulloret lokale në lidhje me hedhjen e
baterisë.
KUJDES: Përdorni vetëm bateri origjinale Makita.
Përdorimi i baterive joorigjinale Makita ose i baterive të
tjetërsuara, mund të bëjë që bateria të shpërthejë duke
shkaktuar zjarre, lëndime dhe dëme. Gjithashtu do të
anulojë garancinë Makita për veglën dhe ngarkuesin
Makita.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
• Mos e ringarkoni asnjëherë baterinë e ngarkuar
plotësisht.
Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të
baterisë.
• Ngarkojeni kutinë e baterisë në temperaturën e
dhomës 10°C-40°C (50°F-104°F).
• Lëreni kutinë e nxehtë të baterisë të ftohet përpara se
ta ngarkoni.
• Ngarkojeni kutinë e baterisë një herë në gjashtë muaj
nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë.
• Për jetëgjatësi optimale, kutia e baterisë duhet të jetë
plotësisht e ngarkuar pas përdorimit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
EMËRTIMI I PJESËVE (Fig. 1)
1. Butoni i ndezjes
2. Xhepi i mbajtëses së baterisë (në pjesën e pasme)
3. Kablloja elektrike (brenda xhepit të mbajtëses së
baterisë)
4. Vrima për rripin
5. Mbajtësja e baterisë
(Shikoni pjesën e fundit të manualit të përdorimit për të
gjitha ilustrimet.)
SPECIFIKIMET
Modeli
Hapat për rregullimin e
temperaturës
Materiali
Foleja USB e furnizimit
me energji
Koha e përdorimit (orë)
(Me bateri BL1040B)
Tensioni nominal (V)
Kutia e baterisë
• Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të
kërkim-zhvillimit, specifikimet e përmendura këtu mund
të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
• Specifikimet dhe kutia e baterisë mund të ndryshojnë
nga njëri shtet në tjetrin.
• Koha e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të llojit
të baterisë dhe të kushteve të përdorimit.
PËRSHKRIMI I PUNËS
Veprimi i çelësit
Për ta ndezur xhaketën, shtypni dhe mbani butonin e
ndezjes (rreth 1,5 sekonda). Për ta fikur, shtypni dhe
mbani butonin e ndezjes sërish.
Rregullimi i temperaturës
Ka tre cilësime të temperaturës (e lartë, mesatare, e ulët).
Tre drita LED nënkuptojnë që temperatura është caktuar
në "e lartë", dy drita LED "mesatare" dhe një dritë LED "e
ulët". Kur e ndizni xhaketën, temperatura caktohet në "e
lartë". Secila shtypje e butonit të ndezjes kalon përmes
cilësimeve të temperaturës së xhaketës.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive (Fig. 2)
(Vetëm për kutitë e baterisë me "B" në fund të numrit të
modelit.)
Shtypni butonin e kontrollit (7) në kapakun e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat e
treguesit (6) ndizen për pak sekonda.
CJ102D/CJ103D
3
Shtresa e jashtme:
- Poliester (94%)
- Material elastik (6%)
Shtresa e brendshme:
- Poliester (100%)
DC 5 V, 2,1 A
E ulët
RRETH 14
Mesatare
RRETH 7,5
E lartë
RRETH 4,0
DC 10,8 V
BL1015, BL1020B, BL1040B
93

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Cj103d

Table of Contents