Kärcher HD 10/15-4 F Manual page 211

Hide thumbs Also See for HD 10/15-4 F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 10
– Tensioni i përcaktuar në pllakëzën
duhet të përputhet me tensionin e
burimit të rrymës.
– Sigurimi minimal i prizës elektrike (shih
të dhënat teknike).
– Aparati duhet domosdo të lidhet me
rrjetin elektrik nëpërmjet një fishe. Një
lidhje e pashkëputshme me rrjetin
elektrik është e ndaluar. Fisha i shërben
shkëputjes nga rrjeti.
– Verifikoni kabllon e rrjetit me fishën e
rrjetit para çdo përdorimi se a ka
dëmtime. Kabllon e dëmtuar të rrjetit
zëvendësojeni menjëherë nëpërmjet
shërbimit të autorizuar për klientë ose
një elektriku të specializuar.
– Fisha dhe bashkuesi i një kablloje të
përdorur shtesë duhet të jenë të
papërshkueshëm nga uji.
– Përdorni një kabllo shtesë me një
gjerësi të mjaftueshme (shih "Të dhënat
teknike") dhe shpështjelleni krejt nga
rrotulla e kabllos.
– Kabllotë e papërshtatshme shtesë
mund të jenë të rrezikshme. Përdorni
jashtë vetëm kabllo shtesë që janë të
autorizuara për këtë qëllim, që janë të
shënjuara në mënyrë përkatëse dhe që
kanë një diametër të mjaftueshëm.
Për vlerat e lidhjes shih pllakëzën/të dhënat
teknike.
Lidhja e ujit
Lidhja me ujësjellësin
Paralajmërim
Respektoni rregullimet e ndërmarrjes së
furnizimit të ujit.
Për vlerat e lidhjes shih të dhënat teknike.
Î Lidhni zorrën e hyrjes (gjatësi minimale
7,5 m, diametër minimal 1") me lidhjen
e ujit të aparatit dhe me hyrjen e ujit (për
shembull rubinetin e ujit).
Shënim
Zorra e hyrjes nuk përfshihet në materialin
e furnizuar.
Î Hapni hyrjen e ujit.
Î Ajroseni aparatin:
Zhvidhosni pipëzën.
Lëreni aparatin të punojë derisa uji të
dalë pa flluska.
Lëreni aparatin eventualisht të punojë
për 10 sekonda - fikeni. Përsëriteni këtë
proces disa herë.
Î Fikeni aparatin dhe vidhoseni pipëzën
përsëri.
Përdorimi
Rrezik
Në rastin e përdorimit të aparatit në zona
rreziku (p. sh. pika karburanti) duhet të
respektohen rregullimet përktëse të
sigurisë.
Paralajmërim
Motorët pastrojini vetëm në vendet e
pajisura me një ekstraktor përkatës vaji
(mbrojtja e mjedisit).
Mos ua drejtoni rrezen të tjerëve ose
vetvetes për të pastruar rroba ose këpucë.
Përdorimi me presion të lartë
Shënim
Aparati është i pajisur me një çelës
presioni. Motori ndizet vetëm kur leva e
pistoletës është tërhequr.
Î Vini çelësin e aparatit në "I".
Î Çbllokoni levën e pistoletës së
sprucimit me dorë dhe tërhiqni levën e
pistoletës.
Î Rregulloni presionin e punës dhe
sasinë e ujit duke rrotulluar (në mënyrë
të vazhdueshme) rregullimin e presionit
dhe sasisë (+/-).
Zgjedhja e llojit të rrezes
Î Mbyllni pistoletën e sprucimit me dorë.
Î Vini çelësin e aparatit në "0".
Î Vendosni pipëzën e dëshiruar mbi tubin
e rrezes.
Përdorimi me lëndë pastrimi
Paralajmërim
Lëndë të papërshtatshme pastrimi mund ta
dëmtojnë aparatin dhe objektin për t'u
pastruar. Përdorni vetëm lëndë pastrimi të
autorizuara nga Kärcher. Ndiqni
211
Shqip

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents