Samsung NV68R5520CB User & Installation Manual page 163

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 281
Përdorimi i manualit
Ju faleminderit që zgjodhët furrën inkaso "SAMSUNG".
Manuali i përdorimit përmban informacione të rëndësishme mbi sigurinë dhe udhëzime për t'ju
ndihmuar në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes.
Jeni të lutur t'i kushtoni pak kohë leximit të manualit të përdorimit, përpara se të përdorni
furrën, si dhe ruajeni librin për t'iu referuar në të ardhmen.
Në manualin e përdorimit përdoren simbolet e mëposhtme:
PARALAJMËRIM
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të personit, vdekje
dhe/ose dëmtim të pasurisë.
KUJDES
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të personit dhe/ose dëmtim
të pasurisë.
SHËNIM
Këshilla, rekomandime ose informacione të dobishme që ndihmojnë përdoruesit për
përdorimin e produktit.
NV68R5520CB_OL_DG68-00995C-00_BG+HR+RO+SR+SQ+SL+HU+EN.indb 3
Udhëzimet e sigurisë
Instalimi i furrës duhet të kryhet vetëm nga një elektricist i licencuar. Instaluesi është
përgjegjës për lidhjen e pajisjes me rrjetin elektrik, duke zbatuar udhëzimet përkatëse të
sigurisë.
Masa paraprake të rëndësishme për sigurinë
PARALAJMËRIM
Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga persona (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose
mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata
nuk mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e
pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë
me pajisjen.
Mënyra e shkëputjes duhet të përcaktohet mbi kabllot fikse
sipas rregullave të instalimit të kabllove.
Pas instalimit, duhet të bëhet e mundur shkëputja e pajisjes
nga rrjeti elektrik. Shkëputja mund të arrihet duke pasur
një prizë të disponueshme ose duke vendosur një çelës tek
instalimi fiks elektrik në përputhje me rregullat e instalimit.
Për të shmangur rreziqet, nëse dëmtohet kordoni elektrik, ai
duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit
ose një person me kualifikim të ngjashëm.
Shqip 3
2019-07-18
11:54:48

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents