Samsung WW9TA Series User Manual page 895

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• Presioni i ajrit në tubin e furnizimit me ujë ose tubacionin e ujit mund të shkaktojë
dëmtim të një pjese të produktit ose të rrjedhjes së ujit.
Nëse ndodh kullim gjatë një procesi, kontrolloni nëse ka ndonjë problem kullimi.
• Nëse makina larëse përdoret kur përmbytet për shkak të një problemi kullimi, kjo
mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Futini rrobat plotësisht në makinën larëse me qëllim që rrobat të mos kapen te dera.
• Nëse rrobat kapen te dera, kjo mund të shkaktojë dëmtim të rrobave ose të makinës
larëse ose mund të ketë rrjedhje uji.
Mbylleni furnizimin me ujë kur makina larëse nuk përdoret.
Sigurohuni që vidhat te bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë të jenë të shtrënguara siç
duhet.
• Në rast të kundërt mund të shkaktojë dëmtimin e pronës ose lëndim.
Sigurohuni që gomina dhe xhami i derës së përparme të mos ndoten me substanca të
huaja (p.sh.mbeturina, fije, flokë etj.).
• Nëse një substancë e huaj ngec në derë dhe dera nuk mbyllet plotësisht, ajo mund të
shkaktojë rrjedhje uji.
Hapni rubinetin dhe kontrolloni nëse bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë është
shtrënguar fort dhe që nuk ka rrjedhje uji para se të përdorni këtë produkt.
• Nëse vidhat ose bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë janë të liruar, kjo mund të
shkaktojë rrjedhje uji.
Produkti që keni blerë është parashikuar vetëm për përdorim në shtëpi.
Përdorimi i produktit për qëllime biznesi cilësohet si keqpërdorim i produktit. Në këtë rast,
produkti nuk do të mbulohet nga garancia standarde që ofrohet nga Samsung-u dhe këtij
të fundit nuk i atribuohet asnjë përgjegjësi për keqfunksionim ose dëmtime që shkaktohen
nga një keqpërdorim i tillë.
Mos qëndroni mbi pajisje ose të vendosni objekte (si rroba, qirinj të ndezur, cigare të
ndezura, enë, kimikate, objekte metalike etj.) mbi pajisje.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.
Mos përhapni materiale të avullueshme si insekticide mbi sipërfaqen e pajisjes.
• Përveçse e dëmshme për njerëzit, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose
probleme me produktin.
Mos vendosni pranë makinës larëse objekte që krijojnë fusha elektromagnetike.
• Kjo mund të shkaktojë lëndim për shkak të keqfunksionimit.
Uji që kullon gjatë një larjeje në temperaturë të lartë ose cikli tharjeje është i nxehtë. Mos
e prekni ujin.
• Kjo mund të shkaktojë djegie ose lëndim.
Nëse temperatura e ujit është e lartë para kullimit, duhet kohë derisa temperatura të ulet
dhe mund të jetë ndryshe në varësi të temperaturës së brendshme.
WW80TA026TT_04218B-03_SQ(Indicative).indd 11
Shqip 11
2021/2/27 15:47:35

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ww8ta series

Table of Contents