Samsung WW9TA Series User Manual page 888

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacioni i sigurisë
E gëzofshi makinën tuaj të re larëse Samsung! Ky manual përmban informacion të
rëndësishëm në lidhje me instalimin, përdorimin dhe kujdesin për pajisjen tuaj. Ju lutemi,
kushtojini pak kohë leximit të këtij manuali për të përfituar plotësisht nga avantazhet dhe
veçoritë e shumta të makinës suaj larëse.
Çfarë duhet të dini rreth udhëzimeve për sigurinë
Ju lutemi lexojeni këtë manual plotësisht për t'u siguruar që dini sesi të vini në punë në
mënyrë të sigurt dhe me efikasitet veçoritë dhe funksionet shtesë të pajisjes suaj të re. Ju
lutemi, mbajeni manualin në një vend të sigurt afër pajisjes për referencë të mëvonshme.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin që është projektuar, ashtu si përshkruhet në këtë
manual udhëzimi.
Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të
gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që
të përdorni gjykimin e duhur, kujdes dhe vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në
përdorim makinën tuaj larëse.
Meqenëse udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë disa modele, karakteristikat
e makinës suaj larëse mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual
dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë
pyetje ose shqetësime, kontaktoni pikën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe
informacion në internet në adresën www.samsung.com.
Simbole të rëndësishme sigurie
Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual të përdoruesit:
VINI RE
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të personit,
vdekje dhe/ose dëmtim të pasurisë.
KUJDES
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të personit dhe/ose
dëmtim të pasurisë.
SHËNIM
Tregon që ka rrezik lëndimi të personit ose dëmtimi të pronës.
Lexoni udhëzimet
Këto shenja paralajmëruese janë këtu për të parandaluar lëndimin tuaj dhe të të tjerëve.
Ju lutemi ndiqini ato me saktësi.
Pas leximit të këtij manuali, ruajeni atë në një vend të sigurt për referencë të mëvonshme.
Lexoni të gjitha udhëzimet përpara përdorimit të pajisjes.
4 Shqip
WW80TA026TT_04218B-03_SQ(Indicative).indd 4
2021/2/27 15:47:35

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ww8ta series

Table of Contents