Samsung WW9TA Series User Manual page 891

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërime të rëndësishme të instalimit
VINI RE
Instalimi i kësaj pajisjeje duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar ose kompani shërbimi.
• Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me
produktin ose lëndim.
Kjo pajisje është e rëndë, prandaj bëni kujdes kur e ngrini atë.
Futeni kordonin elektrik në prizë që pajtohet me specifikimet lokale elektrike. Përdoreni
folenë vetëm për këtë pajisje dhe mos përdorni kordon zgjatues.
• Përdorimi i një prize në mur së bashku me pajisje të tjera duke përdorur një zgjatuese
ose duke zgjatur kordonin elektrik mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Sigurohuni që tensioni i korrentit, frekuenca dhe rryma të jenë të njëjta me ato të
specifikimeve të produktit. Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose
zjarr. Futeni fort spinën e korrentit në prizën në mur.
Hiqni të gjitha substancat e huaja si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së korrentit
dhe pikave të kontaktit duke përdorur rregullisht një leckë të thatë.
• Hiqni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një leckë të thatë.
• Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Futeni spinën e korrentit te priza në mur në mënyrë që kordoni të shtrihet përgjatë
dyshemesë.
• Nëse e fusni spinën e korrentit në prizë në drejtimin e kundërt, telat elektrikë brenda
kabllos mund të dëmtohen dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg nga fëmijët sepse mund të jenë të rrezikshme.
• Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokën e tij, kjo mund të shkaktojë mbytje.
Kur pajisja, spina e korrentit ose kordoni elektrik dëmtohen, kontaktoni qendrën më të
afërt të shërbimit.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet siç duhet.
Mos e tokëzoni pajisjen me një tub gazi, tub plastik uji ose linjë telefoni.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.
• Mos e futni kurrë kordonin elektrik në një prizë që nuk është e tokëzuar si duhet dhe
sigurohuni që ajo të jetë në përputhje me rregulloret lokale dhe kombëtare.
Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi ose ndonjë materiali të ndezshëm.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me lagështi, me vaj ose me pluhur ose në
dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose në ujë (pika shiu).
Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me temperaturë të ulët.
• Ngrica mund t'i bëjë tubat të shpërthejnë.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend ku ka rrjedhje gazi.
WW80TA026TT_04218B-03_SQ(Indicative).indd 7
Shqip 7
2021/2/27 15:47:35

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ww8ta series

Table of Contents