Samsung WW9TA Series User Manual page 894

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacioni i sigurisë
Mos e hiqni pajisjen nga priza duke e tërhequr nga kordoni elektrik. Kapeni fort spinën
gjithmonë dhe tërhiqeni drejt nga priza.
• Dëmtimi te kordoni elektrik mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje
elektrike.
Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni pajisjen vetë.
• Mos përdorni asnjë siguresë (si bakër, tel prej çeliku etj.) në vend të siguresës
standarde.
• Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit nëse duhet të riparoni ose të riinstaloni
pajisjen.
• Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin
ose lëndim.
Nëse tubi i furnizimit me ujë lirohet nga rubineti i ujit dhe përmbyt pajisjen, hiqni spinën
elektrike.
• Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Hiqni spinën elektrike kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata kohore ose gjatë një
stuhie me bubullima ose vetëtima.
• Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Nëse në pajisje hyn ndonjë substancë e huaj, hiqni spinën elektrike dhe kontaktoni
shërbimin më të afërt të klientit të "Samsung".
• Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos lejoni fëmijët (ose kafshët shtëpiake) që të luajnë brenda ose mbi makinën tuaj larëse.
Dera e makinës larëse nuk hapet lehtë nga brenda dhe fëmijët mund të lëndohen rëndë
nëse mbeten të bllokuar brenda.
Kujdesi gjatë përdorimit
KUJDES
Kur makina larëse ndotet me substancë të huaj si detergjent, pisllëqe, mbeturina
ushqimesh etj., hiqni spinën elektrike dhe pastrojeni makinën larëse duke përdorur një
leckë të njomë dhe të butë.
• Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë çngjyrosje, deformim, dëmtim ose ndryshk.
Xhami i përparmë mund të thyhet nga një përplasje e fortë. Bëni kujdes kur përdorni
makinën larëse.
• Kur xhami thyhet, mund të shkaktojë lëndim.
Hapeni ngadalë rubinetin e ujit pas mungesës së furnizimit me ujë ose kur rilidhni tubin e
furnizimit me ujë.
Hapeni ngadalë rubinetin e ujit pas një periudhe të gjatë mospërdorimi.
10 Shqip
WW80TA026TT_04218B-03_SQ(Indicative).indd 10
2021/2/27 15:47:35

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ww8ta series

Table of Contents