Instalimi; Përpara Instalimit; Kërkesat Për Vendin E Instalimit; Montimi I Pajisjes - Bosch Climate Class 6000i Installer's Manual

Hide thumbs Also See for Climate Class 6000i:
Table of Contents

Advertisement

Instalimi

3
Instalimi
3.1
Përpara instalimit
KUJDES
Rrezik lëndimi për shkak të skajeve të mprehta!
▶ Mbani doreza mbrojtëse gjatë instalimit.
KUJDES
Rrezik djegieje!
Tubat bëhen shumë të nxehtë gjatë funksionimit.
▶ Sigurohuni që tubat të ftohen përpara se t'i prekni.
▶ Kontrolloni tërësinë e dorëzimit.
▶ Kontrolloni nëse vrimat ka si fërshëllimë për shkak të presionit
negativ gjatë hapjes së tubave të njësisë së brendshme.
3.2
Kërkesat për vendin e instalimit
▶ Ruani distancat minimale ( figura 4).
Njësia e brendshme
▶ Mos e instaloni njësinë e brendshme në një ambient ku ka në punë
burime të hapura ndezjeje (p.sh. flakë të lira, pajisje gazi në punë apo
sistem ngrohjeje elektrike në punë).
▶ Pajisja mund të instalohet në një ambient me sipërfaqe dyshemeje
2
prej 4 m
, nëse lartësia e instalimit është të paktën 2,5 m. Në lartësi
më të vogla instalimi, sipërfaqja e dyshemesë duhet të jetë
përkatësisht më e madhe.
▶ Vendi i instalimit nuk duhet të jetë më lart se 2000 m mbi nivelin e detit.
▶ Mbajini hyrjen dhe daljen e ajrit pa pengesa, që ajri të mund të
qarkullojë lirshëm. Përndryshe mund të ketë rënie të rendimentit dhe
zhurmë më të lartë.
▶ Mbajini televizorët, radiot dhe pajisjet e ngjashme të paktën 1 m larg
pajisjes dhe telekomandës.
▶ Për instalimin e njësisë së brendshme, zgjidhni një mur që i
amortizon dridhjet.
Njësia e jashtme
▶ Mos e ekspozoni njësinë e jashtme ndaj avujve të vajit të motorit,
avujve të llixhave, gazit sulfurik etj.
▶ Mos e instaloni njësinë e jashtme drejtpërdrejt në ujë as mos e
ekspozoni ndaj erës detare.
▶ Njësia e jashtme duhet të jetë gjithnjë pa dëborë.
▶ Nuk duhet të ndërhyjë ajri i shkarkuar apo zhurma e funksionimit.
▶ Ajri duhet të qarkullojë mirë përreth njësisë, por pajisja nuk duhet të
ekspozohet ndaj erërave të forta.
▶ Kondensati i krijuar gjatë funksionimit duhet të lihet të rrjedhë
lirshëm. Nëse është nevoja, instaloni një zorrë kullimi. Në rajonet e
ftohta nuk rekomandohet të instaloni zorrë kullimi pasi mund të ngrijë
▶ Vendoseni njësinë e jashtme në një bazë të qëndrueshme.
144
3.3

Montimi i pajisjes

KËSHILLË
Mund të ndodhë dëmtim i materialit për shkak të montimit të
pasaktë!
Montimi i pasaktë mund të sjellë rënien e pajisjes nga muri.
▶ Montojeni pajisjen vetëm në një mur të fiksuar e të rrafshët.
Muri duhet të ketë mundësinë të mbajë peshën e pajisjes.
▶ Përdorni vida e upa të përshtatshme për tipin e murit dhe peshën
e pajisjes.
3.3.1
Montimi i njësisë së brendshme
▶ Hapeni kutinë dhe tërhiqni njësinë e brendshme.
▶ Vendoseni njësinë e brendshme me kallëpet e paketimit përpara.
▶ Pllaka e montimit mbrapa njësisë së brendshme.
▶ Përcaktoni vendin e instalimit duke pasur parasysh distancat
minimale ( figura 2).
▶ Fiksojeni pllakën e montimit me një vidë e upë përmes vrimës në mes
të murit dhe drejtojeni horizontalisht ( figura 4).
▶ Fiksojeni pllakën e montimit me gjashtë vida e upa të tjera në mënyrë
që të qëndrojë rrafsh me murin.
▶ Shponi murin për kalimin e tubave (pozicioni i rekomanduar në i
shpimit në mur është pas njësisë së brendshme  figura 5).
Shenjat [1] përdoren për të pozicionuar vrimën.
▶ Nëse është nevoja ndërroni pozicionin e kullimit të kondensatit
( figura 6).
Në shumicën e rasteve, rakordet e tubave në njësinë e brendshme
ndodhen mbrapa njësisë së brendshme. Ne rekomandojmë shtrirjen e
tubave përpara varjes së njësisë së brendshme.
▶ Lidhjet e tubave sipas kapitullit 3.4.
▶ Nëse është nevoja, përkuleni tubacionin në drejtimin e dëshiruar dhe
hapni një vrimë në anë ose poshtë pllakës së kapakut ( figura 8).
▶ Kalojeni tubacionin përmes murit dhe montojeni njësinë e
brendshme në pllakën e montimit ( figura 9).
▶ Për CLC8001i... T/S/R ka pllaka të mëtejshme pasqyre që duhen
fiksuar në pikat e duhura ( figura 10, [2]).
– Përcaktoni pozicionin e pllakave të pasqyrës.
– Hiqni shiritin ngjitës.
– Përshtatini pllakat e pasqyrës në pllakat ekzistuese të pasqyrës[1].
Nëse njësia e jashtme duhet hequr nga pllaka e montimit:
▶ Shtyjini shenjat nga poshtë njësisë së brendshme dhe tërhinqni
njësinë e brendshme përpara ( figura 11, [1]).
Këto shenja nuk janë të dukshme në modelet me ngjyraCLC8001i...,
pasi në këtë pikë vendoset një pllakë pasqyre. Sidoqoftë, njësia e
brendshme mund të hiqet nga muri duke i shtypur zonat përkatëse në
këtë mënyrë.
1) në varësi të pozicionit të tubave, nevojiten 4 ose vetëm 3 pllaka pasqyre.
Climate Class 6000i/8000i – 6721831489 (2021/02)
1)

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Climate class 8000iClc6001i-set 25 heClc6001i-set 35 heClc8001i-set 25 he tClc8001i-set 25 he sClc8001i-set 25 he r ... Show all

Table of Contents