Vivax M-DESIGN R32 User Manual page 109

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 178
VIVAX
KUJDES
Filtrin për freskim të ajrit (Plasma filtër) mos e prekni së paku 10 minuta
pasi të shkyçni pajisjen.
KUJDES
• Para zëvendësimit ose pastrimit të filtrit shkyçeni pajisjen
dhe hiqeni nga priza e murit.
• Mos prekni pjesët metalike të pajisjes pasi ta shkyçni. Mund të preheni
në këndet e mprehta metalike.
• Mos përdorni ujë gjatë pastrimit të pjesës së brendshme të pajisjes,
pasi që kështu mund të dëmtoni izolimin dhe të shkaktoni goditje
elektrike.
• Filtrin mos e ekspozoni ndaj dritës direkte të diellit gjatë tharjes pasi
që kjo mund të shkaktojë tkurrje të madhësisë së filtrit.
Përkujtues për filtrat e ajrit (sipas zgjedhjes)
Përkujtues për pastrim të filtrave të ajrit
Pas 240 orë të përdorimit të pajisjes, në ekran do të shfaqet shenja që
dridhet "CL." Kjo është përkujtues për pastrim të filtrit. Pas 15 sekondave
pajisja do të kthehet në shfaqjen e mëparshme. Për vendosje përsëri të
përkujtuesit shtypni butonin LED katër herë në telekomandë ose shtypni
butonin MANUAL CONTROL tre herë. Nëse nuk e vendosni përkujtuesin,
drita për "CL", përsëri do të ndriçojnë kur nisni pajisjen.
Përkujtues për zëvendësim të filtrave të ajrit
Pas 2880 orë të përdorimit të pajisjes në ekran do të shfaqet shenja që
dridhet "nF." Kjo është përkujtues për pastrim të filtrit. Pas 15 sekondave
pajisja do të kthehet në shfaqjen e mëparshme. Për vendosje përsëri të
përkujtuesit shtypni butonin LED katër herë në telekomandë ose shtypni
butonin MANUAL CONTROL tre herë. Nëse nuk e vendosni përkujtuesin,
drita për "CL", përsëri do të ndriçojnë kur nisni pajisjen.
AL

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents