Download Print this page

Samsung FG88S Owner's Instructions & Cooking Manual page 154

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 253
Masat e kujdesit për furra me mikrovalë
Përdorni vetëm enë të përshtatshme për mikrovalë. Mos përdorni enë metalike,
servise me dekorime ari apo argjendi, heje etj.
Hiqni lidhëset me tela të përdredhur. Mund të shkaktohen harqe elektrike.
Mos e përdorni furrën për të tharë letra ose rroba.
Përdorni kohë më të shkurtra për sasi të vogla ushqimi, për të shmangur mbinxehjen
ose djegien.
Mbajeni kordonin dhe spinën elektrike larg burimeve të ujit dhe të nxehtësisë.
Për të evituar rrezikun e shpërthimit, mos i ngrohni me lëvozhgë vezët, të ziera ose të
paziera. Mos i ngrohni enët e izoluara në vakuum ose pa ajër, frutat e thata, domatet
etj.
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit me cohë ose me letër. Ky përbën rrezik zjarri. Furra
gjithashtu mund të mbinxehet dhe të fiket automatikisht dhe do të mbetet e tillë
derisa të ftohet mjaftueshëm.
Përdorni gjithnjë doreza furre kur hiqni enët.
Trazojini lëngjet në mes të nxehjes ose pasi të ketë mbaruar nxehja dhe lëreni lëngun
të qëndrojë për 20 sekonda pas nxehjes, për të shmangur vlimin shpërthyes.
Qëndroni larg nga furra sa gjatësia e krahut kur të hapni derën, për të shmangur
djegien nga ajri ose avulli i nxehtë që del jashtë.
Mos e vini në punë furrën kur është bosh. Furra do të fiket automatikisht për 30
minuta për arsye sigurie. Rekomandojmë të vendosni gjithnjë një gotë me ujë brenda
furrës, për të thithur energjinë e mikrovalëve në rast se furra ndizet aksidentalisht.
Instalojeni furrën sipas distancave që përcakton manuali. (Instalimi i furrës me
mikrovalë.)
Bëni kujdes kur lidhni pajisje të tjera elektrike te prizat pranë furrës.
FG87SST_BOL_DE68-03132X-04_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 10
Masat e kujdesit të përdorimit të mikrovalëve
Moszbatimi i masave paraprake mbi sigurinë mund të rezultojë në ekspozim të dëmshëm ndaj
energjisë së mikrovalëve.
Mos e vini furrën në punë me derë hapur. Mos i ngacmoni çelësat e sigurisë (shulat e
derës). Mos futni sende në vrimat e çelësave të sigurisë.
Mos vendosni objekte ndërmjet derës së furrës dhe pjesës ballore, dhe mos lejoni aku-
mulimin e mbetjeve të solucioneve apo të ushqimit në sipërfaqet izoluese. Mbajini pastër
derën dhe sipërfaqet izoluese duke i fshirë me një copë të thatë dhe në vijim me një copë
të butë dhe të thatë pas çdo përdorimi.
Mos e vini furrën në punë nëse dëmtohet. Vëreni në punë vetëm pasi të jetë riparuar nga
një teknik i kualifikuar.
E rëndësishme: dera e furrës duhet të mbyllet siç duhet. Dera nuk duhet të jetë e
përkulur; menteshat e saj nuk duhet të jenë të thyera apo të lira; guarnicioni i derës dhe
sipërfaqet izoluese nuk duhet të jenë të dëmtuara.
Të gjitha rregullimet apo riparimet duhet të kryhen nga një teknik i kualifikuar.
Garanci e kufizuar
«Samsung» do të faturojë tarifë riparimi për zëvendësimin e një aksesori ose për riparimin e një
defekti kozmetik nëse dëmi ndaj njësisë ose aksesorit është shkaktuar nga klienti. Artikujt që
mbulon ky kusht përfshijnë:
Dyert, dorezat, paneli i jashtëm ose paneli i kontrollit që janë ngrënë, konsumuar apo
prishur.
Tavën, rrotulluesin drejtues, bashkuesin ose skarën me tela të thyer ose të humbur.
Përdoreni furrën vetëm për qëllimin e synuar, siç përshkruhet në këtë manual udhëzimi.
Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të
gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj të veproni
praktikisht, me kujdes dhe me vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim furrën.
Duke qenë se këto udhëzime përdorimi mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e
furrës tuaj me mikrovalë mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual
dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë pyetje
ose shqetësime, kontaktoni pikën më të afërt të shërbimit «Samsung» ose gjeni ndihmë dhe
informacion në internet në www.samsung.com.
Përdoreni këtë furrë vetëm për ngrohje ushqimesh. Ajo është parashikuar vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos nxehni asnjë lloj tekstili apo jastëku me grurë. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi
për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i papërshtatshëm apo i gabuar i furrës.
Për të evituar degradimin e sipërfaqes së furrës dhe situatat e rrezikshme, mbajeni gjithnjë mirë
dhe pastër furrën.
Shqip - 10
2017-12-06
5:04:12

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Fg87s