Cilësimi Për Modaliteti Portret - Samsung The Sero LS05T User Manual

Hide thumbs Also See for The Sero LS05T:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Cilësimi për Modaliteti portret
Zgjidhni The Sero në aplikacionin SmartThings të pajisjes suaj celulare. Prekni Modaliteti portret, prekni në
cepin e sipërm djathtas dhe pastaj zgjidhni cilësimet e regjimit të Peizazhit. Duke përdorur funksionet vijuese,
mund të ndryshoni cilësimet për ekranin Modaliteti portret.
• Ndriçimi
Mund të rregulloni ndriçimin e ekranit për Modaliteti portret.
• Informacione të përditshme
Mund të vendosni të shfaqni informacione rreth orës dhe motit në ekranin e përmbajtjes vetëm për
Modaliteti portret si veprim i paracaktuar.
– Kjo mund të ndryshojë në varësi të kategorisë.
• Rivendosja e Fotos sime
Mund të fshini të gjitha fotot personale të shtuara në pajisjen tuaj celulare dhe të rivendosni të
paracaktuarat.
Zgjidhni The Sero në aplikacionin SmartThings të pajisjes suaj celulare dhe pastaj prekni butonin në cepin e
sipërm djathtas. Gjithashtu, mund të caktoni edhe funksionet e mëposhtme:
• Fikja/ndezja automatike e "The Sero"
Në varësi të distancës nga pajisja juaj celulare te The Sero, energjia mund të komandohet automatikisht për
të minimizuar konsumimin e energjisë.
– Kur ky funksion të jetë aktiv dhe nëse The Sero afrohet me pajisjen tuaj celulare, ekrani ndizet
automatikisht.
– Kur kalon një kohë e caktuar pasi pajisja celulare është lëvizur shumë larg, ekrani fiket automatikisht.
– Ky funksion disponohet vetëm në Modaliteti portret.
• Lidhja automatike me "Bluetooth"
Kur një pajisje celulare, e regjistruar në The Sero, afrohet ndërsa është e fikur, muzika nga pajisja celulare
luhet automatikisht nëpërmjet altoparlantëve të The Sero.
– Ky funksion disponohet vetëm për pajisjet celulare "Samsung".
– Ky funksion disponohet vetëm nëse Fikja/ndezja automatike e "The Sero" është caktuar në aktiv.
– Ky funksion disponohet vetëm në Modaliteti portret.
• Ndriçimi automatik
Rregullon ndriçimin e ekranit në bazë të ndriçimit përreth në Modaliteti portret.
• Kohëmatësi i fikjes
Mund të caktoni kohën kur dëshironi që të fiket ekrani në Modaliteti portret.
– Ky funksion nuk punon në Modaliteti portret ndërkohë që pajisja celular është në "Smart View" ose po
luan muzikë nëpërmjet "Bluetooth".
Shqip - 14

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents