Instalimi I Televizorit; Sigurimi I Ajrimit Të Duhur Për Televizorin; Masat Paraprake Për Instalimin E Televizorit - Samsung The Sero LS05T User Manual

Hide thumbs Also See for The Sero LS05T:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

02 Instalimi i televizorit

Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin
Lini hapësirë përreth produktit për ajrim. Mosajrimi i duhur
mund të rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të
shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme.
Sigurohuni që për instalimin të keni siguruar hapësirat siç
tregohet në figurë.
• Kur e instaloni televizorin me mbajtëse, ju
rekomandojmë të përdorni vetëm pjesë të ofruara nga
"Samsung". Përdorimi i pjesëve të ofruara nga prodhues
të tjerë mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose
lëndime të mundshme nga rrëzimi i tij.
Masat paraprake për instalimin e televizorit
Duke përdorur bazamentin e ofruar me produktin, instalojeni The Sero mbi një sipërfaqe të sheshtë.
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet.
Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë televizorin.
Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime të rënda ose
vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e sigurisë që vjen
me televizorin.
PARALAJMËRIM: Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund
të bjerë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj
fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si:
• Përdorni gjithnjë komotë apo mbështetëset, ose mënyrat e montimit të rekomanduara nga
prodhuesi i televizorit.
• Përdorni gjithnjë mobilie që mund ta mbajnë në mënyrë të sigurt televizorin.
• Sigurohuni gjithnjë që televizori të mos tejkalojë anët e mobilies mbështetëse.
• Tregojuni gjithnjë fëmijëve rreziqet që vijnë nga hipja nëpër mobilie për të arritur televizorin ose
komandat e tij.
• Vendosini gjithnjë kordonët e kabllot e lidhur me televizorin në mënyrë të atillë që të mos
pengoheni, të mos i tërhiqni apo kapni.
• Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm.
• Mos e vendosni kurrë televizorin mbi mobilie të larta (për shembull bufe ose rafte librash) pa e
fiksuar si mobilien, edhe televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
• Mos e vendosni kurrë televizorin mbi leckë apo materiale të tjera që mund të gjenden midis
televizorit dhe mobilies mbështetëse.
• Mos vendosni kurrë artikuj që mund të nxisin hipjen e fëmijëve, si p.sh. lodra apo telekomanda,
përmbi televizor apo mobilien mbi të cilën është vendosur televizori.
Nëse do ta ruani dhe zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet të zbatohen të njëjtat masa si më
sipër.
10 cm
10 cm
100 cm
10 cm
120 cm
Shqip - 7

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents