Samsung WW8 J3 Series User Manual page 234

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacioni i sigurisë
Përdorimi i produktit për qëllime biznesi cilësohet si keqpërdorim i produktit. Në këtë rast,
produkti nuk do të mbulohet nga garancia standarde që ofrohet nga Samsung-u dhe këtij të
fundit nuk i atribuohet asnjë përgjegjësi për keqfunksionim ose dëmtime që shkaktohen nga një
keqpërdorim i tillë.
Mos qëndroni mbi pajisje ose të vendosni objekte (si rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, enë,
kimikate, objekte metalike etj.) mbi pajisje.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.
Mos përhapni materiale të avullueshme si insekticide mbi sipërfaqen e pajisjes.
Përveçse e dëmshme për njerëzit, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose probleme
me produktin.
Mos vendosni pranë makinës larëse objekte që krijojnë fusha elektromagnetike.
Kjo mund të shkaktojë lëndim për shkak të keqfunksionimit.
Uji që kullon gjatë një larjeje në temperaturë të lartë ose cikli tharjeje është i nxehtë. Mos e prekni
ujin.
Kjo mund të shkaktojë djegie ose lëndim.
Mos i lani, shtrydhni ose thani ndenjëset që nuk fusin ujë, qilimat ose rrobat (*) nëse pajisja juaj
nuk ka një cikël të veçantë për larjen e këtyre artikujve.
(*): Shtresat prej leshi, mbulesat e shiut, jelekët e peshkimit, pantallonat e skive, çantat e fjetjes,
mbulesat e pelenave, kostumet sportive dhe mbulesat e biçikletave, motoçikletave, makinave etj.
Mos i lani qilimat e trashë ose të fortë edhe nëse kanë shenjë të makinës larëse në etiketën e
kujdesit. Kjo mund t'i shkaktojë lëndime ose të dëmtojë makinën larëse, muret, dyshemenë ose
rrobat për shkak të dridhjeve jonormale.
Mos i lani qilimat apo tapetet e dyerve që e kanë pjesën e poshtme prej gome. Pjesa e
poshtme prej gome mund të shkëputet dhe të ngecë brenda në kazan duke shkaktuar avari, si
p.sh. probleme shkarkimi.
Mos e përdorni makinën larëse kur kutia e detergjentit është hequr.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim për shkak të rrjedhjes së ujit.
Mos e prekni pjesën e brendshme të kazanit gjatë ose direkt mbas tharjes pasi është i nxehtë.
Kjo mund të shkaktojë në djegie.
Mos e fusni dorën nën sirtarin e detergjentit.
Kjo mund të shkaktojë lëndim pasi dora juaj mund të kapet nga pajisja e futjes së detergjentit.
Kutia e lëngut larës (vetëm në modelet në fjalë) nuk përdoret për pluhur larës. Hiqeni kutinë
kur përdorni pluhur larës.
10 Shqip
WW3000J-03581B-02 (SEPM)_SQ (LE)_150429.indd 10
2015-04-29
4:40:20

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ww7 j3 seriesWw6 j3 series

Table of Contents