Samsung WW8 J3 Series User Manual page 230

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacioni i sigurisë
Hiqni të gjitha substancat e huaja si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së korrentit dhe pikave
të kontaktit duke përdorur rregullisht një leckë të thatë.
Hiqni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një leckë të thatë.
Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Futeni spinën e korrentit te priza në mur në mënyrë që kordoni të shtrihet përgjatë
dyshemesë.
Nëse e fusni spinën e korrentit në prizë në drejtimin e kundërt, telat elektrikë brenda kabllos
mund të dëmtohen dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg nga fëmijët sepse mund të jenë të rrezikshme.
Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokën e tij, kjo mund të shkaktojë mbytje.
Kur pajisja, spina e korrentit ose kordoni elektrik dëmtohen, kontaktoni qendrën më të afërt të
shërbimit.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet siç duhet.
Mos e tokëzoni pajisjen me një tub gazi, tub plastik uji ose linjë telefoni.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.
Mos e futni kurrë kordonin elektrik në një prizë që nuk është e tokëzuar si duhet dhe
sigurohuni që ajo të jetë në përputhje me rregulloret lokale dhe kombëtare.
Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi ose ndonjë materiali të ndezshëm.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me lagështi, me vaj ose me pluhur ose në dritën e
drejtpërdrejtë të diellit ose në ujë (pika shiu).
Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me temperaturë të ulët.
Ngrica mund t'i bëjë tubat të shpërthejnë.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend ku ka rrjedhje gazi.
Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni një transformator elektrik.
Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni spinë korrenti të dëmtuar, kordon elektrik të dëmtuar ose prizë muri të liruar.
Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos e tërhiqni dhe mos e përkulni shumë kordonin elektrik.
Mos e përdridhni dhe mos e lidhni kordonin elektrik.
Mos e varni kordonin elektrik mbi një objekt metalik, të vendosni një objekt të rëndë mbi kordonin
elektrik, ta fusni kordonin elektrik mes objekteve ose ta shtyni atë në hapësirën pas pajisjes.
Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
6 Shqip
WW3000J-03581B-02 (SEPM)_SQ (LE)_150429.indd 6
2015-04-29
4:40:20

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ww7 j3 seriesWw6 j3 series

Table of Contents