Samsung WW8 J3 Series User Manual page 232

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacioni i sigurisë
Mos lani artikuj që janë të ndotur me benzinë, vajguri, gazolinë, hollues boje, alkool ose substanca
të tjera të djegshme ose shpërthyese.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.
Mos e hapni me forcë derën e makinës larëse kur është në punë (larje me temperaturë të lartë/
tharje/centrifugim).
Uji që del nga makina larëse mund të shkaktojë djegie ose mund ta bëjë dyshemenë të
rrëshqitshme. Kjo mund të shkaktojë lëndim.
Hapja e derës me forcë mund të shkaktojë dëmtim ndaj produktit ose lëndim.
Mos i futni duart poshtë makinës larëse kur po punon.
Kjo mund të shkaktojë lëndim.
Mos e prekni spinën e korrentit me duar të lagura.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
Mos e fikni pajisjen duke hequr spinën elektrike ndërsa një proces është në punë.
Futja e spinës së korrentit përsëri në prizën në mur mund të shkaktojë shkëndijë dhe të çojë
në goditje elektrike ose zjarr.
Mos i lejoni fëmijët ose personat e pafuqishëm ta përdorin makinën larëse pa mbikëqyrjen e
duhur. Mos i lini fëmijët që të ngjiten në pajisje.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie ose lëndim.
Mos e fusni dorën ose një objekt metalik poshtë makinës larëse kur është duke punuar.
Kjo mund të shkaktojë lëndim.
Mos e hiqni pajisjen nga priza duke e tërhequr nga kordoni elektrik. Kapeni fort spinën gjithmonë
dhe tërhiqeni drejt nga priza.
Dëmtimi te kordoni elektrik mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni pajisjen vetë.
Mos përdorni asnjë siguresë (si bakër, tel prej çeliku etj.) në vend të siguresës standarde.
Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit nëse duhet të riparoni ose të riinstaloni pajisjen.
Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose
lëndim.
Nëse tubi i furnizimit me ujë lirohet nga rubineti i ujit dhe përmbyt pajisjen, hiqni spinën elektrike.
Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Hiqni spinën elektrike kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata kohore ose gjatë një stuhie
me bubullima ose vetëtima.
Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Nëse në pajisje hyn ndonjë substancë e huaj, hiqni spinën elektrike dhe kontaktoni shërbimin më
të afërt të klientit të Samsung.
Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
8 Shqip
WW3000J-03581B-02 (SEPM)_SQ (LE)_150429.indd 8
2015-04-29
4:40:20

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ww7 j3 seriesWw6 j3 series

Table of Contents