LG LM86 Series Owner's Manual page 383

Hide thumbs Also See for LM86 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES
y Kontaktoni qendrën e shërbimit një herë në vit për të pastruar pjesët e brendshme të
produktit.
Pluhuri i grumbulluar mund të shkaktojë defekt mekanik.
y Kalojini të gjithë shërbimin personelit të kualifikuar të shërbimit. Shërbimi nevojitet
kur aparati është dëmtuar në ndonjë mënyrë, si p.sh. kur është dëmtuar kablloja e
ushqimit me energji ose spina, kur është derdhur lëng ose kur kanë rënë objekte mbi
aparat, kur aparati është ekspozuar ndaj shiut ose lagështisë, kur nuk funksionon
normalisht ose kur është rrëzuar.
y Nëse produkti është i ftohtë në të prekur, mund të ketë një "dritë" të vogël kur ai
ndizet. Kjo është normale, nuk ka asnjë problem me TV-në.
y Paneli është një produkt teknologjie me rezolucion nga dy milion në gjashtë milion pikëza.
Ju mund të shikoni pika të vogla të zeza dhe/ose pika me ngjyrë të shndritshme (të kuqe, blu
ose të gjelbër) me një madhësi prej 1 ppm në panel. Kjo nuk tregon keqfunksionim dhe nuk
ndikon në performancën dhe në besueshmërinë e produktit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i nënshtrohet
zëvendësimit ose rimbursimit.
y Ju mund të vini re ndriçim dhe ngjyra të ndryshme të panelit, në varësi të këndit të
shikimit (majtas/djathtas/lart/poshtë).
Ky fenomen shfaqet për shkak të karakteristikës së panelit. Nuk lidhet me perform-
ancën e produktit dhe nuk ka të bëjë me keqfunksionimin.
y Nëse ekrani qëndron i palëvizshëm për
njëfarë kohe, ai mund të errësohet për të
minimizuar konsumin e energjisë.
Ekrani ndriçohet përsëri kur përdorni
telekomandën ose kur shfaqet një figurë
tjetër.
(Vetëm 84LM96 ** )
y Tingull i gjeneruar
Zhurmë "kërcitëse": Zhurma kërcitëse që shfaqet kur jeni duke parë TV ose kur e fikni atë, gjenero-
het nga një tkurrje termike plastike për shkak të temperaturës dhe lagështisë. Kjo zhurmë është e
zakonshme për produktet ku kërkohet deformim termik. Gumëzhimë në qarkun elektrik/zukatje në
panel: Gjenerohet një zhurmë e ulët prej qarkut të çelësit me shpejtësi të lartë i cili siguron një sasi të
madhe energjie për të vënë në punë produktin. Kjo është në varësi të produktit.
Ky tingull i gjeneruar nuk ndikon në performancën dhe besueshmërinë e produktit.
y Shfaqja e një imazhi të palëvizshëm (p.sh., logoja e një kanali
transmetimi, menyja në ekran, pamje të një videoloje) për një
kohë të gjatë mund të dëmtojë ekranin, duke shkaktuar mbetjen
e imazhit në ekran, gjë që njihet si ngjitje e imazhit. Garancia
nuk mbulon produktin për ngjitje të imazhit.
Shmangni shfaqjen e një imazhi të fiksuar në ekranin e
televizorit për një kohë të gjatë (2 ose më shumë orë për LCD, 1
ose më shumë orë për Plasma).
Gjithashtu, nëse shikoni TV në një raport 4:3 për një kohë të
gjatë, ngjitja e imazhit mund të shfaqet në kufijtë e panelit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe
nuk i nënshtrohet zëvendësimit ose rimbursimit.
UDHËZIMET MBI SIGURINË
9

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Lm95 seriesLm96 series

Table of Contents