LG LM86 Series Owner's Manual page 381

Hide thumbs Also See for LM86 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES
y Nëse keni ndërmend që ta montoni pajisjen në mur, lidhni ndërfaqen e montimit në mur VESA
(pjesët fakultative) në pjesën e pasme të pajisjes. Kur e instaloni TV-në për montim në mur (pjesë
fakultative), bashkojeni me kujdes në mënyrë që të mos bjerë.
y Përdorni vetëm pjesët shtesë / aksesorët që specifikohen nga prodhuesi.
y Kur të instaloni antenën, konsultohuni me një punonjës shërbimi të kualifikuar.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
y Ne rekomandojmë që të mbani një distancë prej të paktën sa 2 ose 7-fishi i madhë-
sisë së ekranit kur shikoni TV.
Nëse shikoni TV për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë turbullim në shikim.
y Përdorni vetëm llojin e specifikuar të baterisë.
Kjo mund të shkaktojë dëmtim të telekomandës.
y Mos i përzieni bateritë e reja me bateritë e vjetra.
Kjo mund të shkaktojnë mbinxehjen e baterive dhe rrjedhjen e tyre.
y Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së tepërt, p.sh. mbajini larg dritës së drejtpërdrejtë
të diellit, vatrave të hapura të zjarrit dhe ngrohësve elektrikë.
y Mos i vendosni bateritë e paringarkueshme në pajisjen e ngarkimit.
y Sigurohuni që të mos ketë objekte ndërmjet telekomandës dhe sensorit të saj.
y Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose nga një dritë tjetër
e fortë. Në këtë rast, errësojeni dhomën.
y Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave, sigurohuni që
kabllot e lidhjes të jenë mjaftueshëm larg.
Në të kundërt, produkti mund të bjerë, gjë që mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund
të dëmtojë produktin.
y Mos e ndizni/fikni produktin duke vënë ose hequr spinën nga priza. (Mos e përdorni
prizën elektrike si çelës.)
Kjo mund të shkaktojë defekt mekanik ose mund të japë goditje elektrike.
y Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për instalim për të parandaluar
mbinxehjen e produktit.
» Distanca ndërmjet produktit dhe murit duhet të jetë më e madhe se 10 cm.
» Mos e instaloni produktin në një vend pa ventilim (p.sh., në një raft librash ose në
dollap).
» Mos e instaloni produktin mbi tapet ose jastëk.
» Sigurohuni që vrima e ventilimit të mos jetë e bllokuar nga një mbulesë tavoline ose
perde.n.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr.
UDHËZIMET MBI SIGURINË
7

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Lm95 seriesLm96 series

Table of Contents