Samsung RSH7ZNRS User Manual page 149

Side by side refrigerator
Hide thumbs Also See for RSH7ZNRS:
Table of Contents

Advertisement

SHENJA KUJDESI PËR
PASTRIMIN DHE PËR
MIRËMBAJTJEN
KUJDES
• Mos spërkatni ujë direkt brenda ose jashtë
frigoriferit.
- Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
• Mos përdorni gaz të ndezshëm pranë frigoriferit.
- Ka rrezik shpërthimi ose zjarri.
• Mos spërkatini produkte pastrimi drejtpërdrejt në
ekran.
- Germat e shkruara në ekran mund të zhduken.
• Hiqni çdo lëndë të huaj ose pluhur nga kunjat e
spinës. Por mos përdorni leckë të lagur ose të
njomë kur pastroni spinën, kur të hiqni lëndë të
huaj ose pluhur nga kunjat e spinës.
- Përndryshe, ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
• Mos i vendosni kurrë gishtat ose objekte të
tjera në vrimën e shpërndarësit dhe në koshin e
akullit.
- Mund të shkaktohet lëndim personi ose dëmtim
material.
• Hiqeni frigoriferin nga priza përpara
pastrimit dhe kryerjes së mirëmbajtjes.
SHENJA TË RËNDËSISHME
PARALAJMËRIMI PËR
HEDHJEN
PARALAJMËRIM
• Sigurohuni që asnjë nga tubat në pjesën
e pasme të pajisjes të mos jenë dëmtuar
para se ta hidhni.
• R600a ose R134a përdoret si gaz ftohës.
Kontrolloni etiketën e kompresorit në pjesën
e pasme të pajisjes ose etiketën e klasifi kimit
brenda frigoriferit për të parë se çfarë gazi
ftohës përdoret për frigoriferin tuaj. Kur produkti
përmban gaz të ndezshëm (gaz ftohës R600a),
kontaktoni autoritetin tuaj vendor për hedhjen
e sigurt të këtij produkti. Ciklopentani përdoret
si gaz për izolim. Gazet në materialin e izolimit
kërkojnë procedurë të veçantë të hedhjes. Ju
lutemi, kontaktoni autoritetet tuaja vendore për
hedhjen e këtij produkti për sigurinë e mjedisit.
Sigurohuni që asnjë nga tubat në pjesën e
pasme të pajisjeve të mos jenë dëmtuar para se
ta hidhni. Tubat do të çahen në vend të hapur.
• Nëse pajisja përmban gaz ftohës izobutan
(R600a), një gaz natyral me ndikim të lartë
në mjedis, që sidoqoftë është gjithashtu i
ndezshëm. Kur e transportoni dhe e instaloni
pajisjen, bëni kujdes të siguroheni që asnjë pjesë
e qarkut ngrirës të mos jetë e dëmtuar.
• Kur e hidhni këtë produkt ose frigoriferë të tjerë,
hiqni guarnicionet e derës/dyerve, rezen e derës
në mënyrë që fëmijët e vegjël ose kafshët të mos
ngecin brenda. Lërini në vend raftet, në mënyrë
që fëmijët të mos ngjiten lehtësisht brenda.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që
të mos luajnë me pajisjen e vjetër.
• Ju lutemi, hidheni materialin e paketimit për këtë
produkt në një mënyrë të sigurt për mjedisin.
KËSHILLA SHTESË PËR
PËRDORIMIN E DUHUR
• Në rast ndërprerjeje të energjisë, telefonojini zyrës
vendore të kompanisë suaj elektrike dhe pyesni se
sa do të zgjasë.
- Shumica e ndërprerjeve të energjisë që rregullohen
brenda një ose dy orësh nuk do të ndikojnë në
temperaturën e frigoriferit tuaj. Megjithatë, ju duhet
të reduktoni në minimum hapjet e derës ndërkohë
që nuk ka energji.
- Nëse ndërprerja e energjisë zgjat më shumë se 24
orë, hiqni të gjitha ushqimet e ngrira.
• Nëse frigoriferi është dhënë me çelësa, çelësat
duhet të mbahen larg fëmijëve dhe jo në afërsi të
pajisjes.
• Pajisja mund të mos funksionojë në mënyrë
të njëtrajtshme (mundësi e rritjes së lartë të
temperaturës në frigorifer) kur qëndron për një
periudhë të gjatë kohore nën skajin e ftohtë të
diapazonit të temperaturës për të cilën është
dizajnuar pajisja ftohëse.
• Mos ruani ushqim që prishet lehtë në
temperaturë dhome, si p.sh. banane, pjepër.
• Pajisja juaj nuk ka brymë, gjë e cila nënkupton
që nuk është nevoja që ta shkrini pajisjen
manualisht, sepse kjo do të kryhet automatikisht.
• Temperatura që rritet gjatë shkrirjes mund të
jetë në përputhje me kërkesën ISO. Por nëse
doni që të parandaloni rritjen e padëshiruar të
temperaturës së ushqimit të ngrirë ndërkohë që
shkrini pajisjen, ju lutemi mbështilleni ushqimin e
ngrirë me disa fl etë gazete.
• Çdo rritje e temperaturës së ushqimit të ngrirë
gjatë shkrirjes mund të shkurtojnë kohëzgjatjen
e tij të ruajtjes.
informacion sigurie
_5

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Rsh7unpn

Table of Contents