Samsung RSH7ZNRS User Manual page 148

Side by side refrigerator
Hide thumbs Also See for RSH7ZNRS:
Table of Contents

Advertisement

• Mos ruani në frigorifer produkte
farmaceutike delikate ndaj temperaturave të
ulëta, materiale shkencore ose produkte të
tjera delikate ndaj temperaturave të ulëta.
- Produktet që kërkojnë kontroll të rreptë të
temperaturës nuk duhet të ruhen në frigorifer.
• Mos i vendosni ose mos i përdorni pajisjet
elektrike brenda në frigorifer, përveçse kur lloji i
tyre rekomandohet nga prodhuesi.
• Mos përdorni tharëse fl okësh për ta tharë
frigoriferin nga brenda. Mos vendosni qiri të
ndezur brenda në frigorifer për të larguar aromat
e këqija.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Mos i prekni muret e brendshme të ngrirësit ose
produktet brenda në ngrirës me duar të lagura.
- Kjo mund të shkaktojë ngrirje.
• Mos përdorni pajisje mekanike ose ndonjë
mënyrë tjetër për të shpejtuar procesin e shkrirjes,
përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.
• Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës.
• Ky produkt është menduar të përdoret
vetëm për ruajtjen e ushqimeve në ambient
shtëpiak.
• Shishet duhet të vendosen të ngjitura pranë
njëra-tjetrës që të mos bien.
• Nëse diktohet rrjedhje gazi, shmangni çdo fl akë
të hapur ose burime të mundshme ndezjeje dhe
ajroseni për disa minuta dhomën në të cilën
ndodhet pajisja.
• Përdorni vetëm llamba LED të dhëna nga
prodhuesi ose agjentët e shërbimit.
• Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
që ata të mos luajnë dhe/ose të mos hipin mbi
pajisje.
• Mos e çmontoni ose mos e riparoni vetë
frigoriferin.
- Do të përballeni me rrezikun e zjarrit,
keqfunksionimit dhe/ose lëndimit të personit. Në
rast keqfunksionimi, ju lutemi kontaktoni agjentët
tuaj të shërbimit.
• Nëse pajisja nxjerr një zhurmë të
çuditshme, një djegie ose aromë ose tym,
hiqeni menjëherë spinën dhe kontaktoni
qendrën më të afërt të shërbimit.
- Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet
goditje elektrike ose rrezik zjarri. Mbajeni të lirë
hapësirën e ajrimit në vendin e futjes së pajisjes
ose në strukturën e montimit.
• Nëse hasni vështirësi kur ndërroni dritën,
kontaktoni agjentët e shërbimit.
4_
informacion sigurie
• Nëse produktet janë të pajisura me llambë LED,
mos e çmontoni vetë kapakun e llambës dhe
llambën LED.
- Ju lutemi, kontaktoni agjentët e shërbimit.
• Nëse në frigorifer ka pluhur ose ujë, tërhiqni
spinën dhe kontaktoni qendrën tuaj të shërbimit
të Samsung Electronics.
- Ka rrezik zjarri.
SHENJAT E KUJDESIT
PËR PËRDORIMIN
KUJDES
• Për të arritur funksionimin më të mirë të
produktit,
- Mos i vendosni ushqimet shumë pranë vendeve
të ajrimit në pjesën e pasme të pajisjes sepse
ato mund të pengojnë qarkullimin e lirë të ajrit në
dhomëzën e ftohjes.
- Mbështilleni ushqimin siç duhet ose vendoseni
atë në enë hermetike përpara se ta vendosni në
frigorifer.
• Mos vendosni pije të gazuara në dhomëzën e
ngrirjes. Mos vendosni shishe ose enë qelqi në
ngrirje.
- Kur përmbajtja e tyre ngrin, shishja mund të
thyhet dhe mund të shkaktojë lëndim të personit
ose dëmtim të pronës.
• Mos ndryshoni funksionalitetin ose mos
modifi koni frigoriferin.
- Ndryshimet ose modifi kimet mund të shkaktojnë
lëndim të personit dhe/ose dëmtim të pronës.
Çdo ndryshim ose modifi kim i kryer nga një
palë e 3-të në këtë pajisje të kompletuar, nuk
mbulohet nga shërbimi i garancisë së Samsung
dhe Samsung nuk është përgjegjës për çështjet
e sigurisë dhe dëmtimet që shkaktohen nga
modifi kimet e palës së 3-të.
• Mos i bllokoni vrimat e ajrit.
- Nëse vrimat e ajrit janë të bllokuara, veçanërisht me
qese plastike, frigoriferi mund të ftohet tej mase.
Nëse kjo periudhë ftohjeje zgjat shumë, fi ltri i ujit
mund të prishet dhe të shkaktojë rrjedhje uji.
- Mos vendosni ushqime të reja për ngrirje pranë
ushqimeve tashmë të ngrira.
• Ju lutemi, kontrolloni kohët e maksimumit të
ruajtjes dhe datat e skadimit të sendeve të ngrira.
• Mbusheni depozitën e ujit, tabakanë e akullit dhe
kubat e ujit vetëm me ujë të pijshëm.
• Përdorni vetëm prodhuesin e akullit që është
dhënë me frigoriferin.
• Furnizimi me ujë për këtë frigorifer duhet
të instalohet/lidhet vetëm nga një person i
përshtatshëm i kualifi kuar dhe të furnizohet
vetëm me ujë të pijshëm.
• Që prodhuesi i akullit të funksionojë siç duhet,
nevojitet presion uji me 138 ~ 862 kpa (1,4~8,8
3
kgf/cm
).

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Rsh7unpn

Table of Contents