Makita 2704N Instruction Manual page 29

Hide thumbs Also See for 2704N:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Asnjëherë mos u zgjatni rrotull ose mbi një
8.
fletë sharre që rrotullohet. Zgjatja mbi materialin
e punës mund të çojë në kontakt aksidental me
fletën e sharrës që lëviz.
Siguroni mbështetje shtesë për materialin e
9.
punës në pjesën e pasme dhe/ose anësore
të tavolinës së sharrës për materiale pune
të gjata dhe/ose të gjera për t'i mbajtur të
niveluara. Një material pune i gjatë dhe/ose i
gjerë ka një tendencë për t'u rrotulluar në cepin
e tavolinës, duke shkaktuar humbje të kontrollit,
ngecje dhe zmbrapsje të sharrës.
10. Futeni materialin e punës me një ritëm të
njëtrajtshëm. Mos e përkulni, përdridhni apo
zhvendosni materialin e punës nga njëra
anë në tjetrën. Nëse ndodh ngecje, fikeni
menjëherë veglën, hiqni nga priza veglën dhe
pastroni ngecjen. Ngecja e fletës së sharrës nga
materiali i punës mund të shkaktojë zmbrapsje
ose ngecje të motorit.
Mos i hiqni copat e materialit të prerë ndërkohë
11.
që fleta është në punë. Materiali mund të ngecë
mes rigës drejtuese ose brenda mbrojtëses së
fletës së sharrës dhe fletës së sharrës duke ju
tërhequr gishtat brenda fletës së sharrës. Fikeni
sharrën dhe prisni derisa fleta e sharrës të ndalojë
përpara se të hiqni materialin.
12. Përdorni një rigë ndihmëse në kontakt me
pjesën e sipërme të tavolinës kur përcaktoni
kënde të drejta në materiale pune më pak se
2 mm trashësi. Një material pune i hollë mund
të futet poshtë rigës drejtuese dhe të krijojë
zmbrapsje.
Shkaqet e zmbrapsjeve dhe paralajmërime në lidhje
me to
Zmbrapsja është një reagim i papritur i materialit
të punës për shkak një flete sharre të bllokuar ose
të ngecur ose një vije prerjeje të bashkërenditur në
mënyrë të pasaktë ose kur një pjesë e materialit të
punës ngec mes fletës së sharrës dhe rigës drejtuese
ose një objekti tjetër të fiksuar.
Më shpesh gjatë zmbrapsjes, materiali i punës ngrihet
nga tavolina nga pjesa e pasme e fletës së sharrës dhe
hidhet me forcë drejt operatorit.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/ose
procedurave ose kushteve të pasakta të përdorimit dhe
mund të shmanget duke marrë masat e mëposhtme
parandaluese.
Asnjëherë mos qëndroni drejtpërdrejt në vijë
1.
me fletën e sharrës. Gjithmonë pozicionojeni
trupin tuaj në të njëjtën anë të fletës së sharrës
me rigën drejtuese. Zmbrapsja mund ta hedhë
materialin e punës me shpejtësi të lartë drejt
kujtdo që qëndron përpara dhe në vijën e fletës së
sharrës.
Asnjëherë mos u zgjatni mbi ose pas fletës së
2.
sharrës për të tërhequr ose për të mbështetur
materialin e punës. Mund të ndodhë kontakt
aksidental me fletën e sharrës ose zmbrapsja e
saj mund të tërheqë gishtat tuaj brenda fletës së
sharrës.
Asnjëherë mos e mbani ose shtypni materialin
3.
e punës që po pritet kundrejt fletës së sharrës.
Shtypja e materialit të punës që po pritet kundrejt
fletës së sharrës do të krijojë një gjendje ngecjeje
dhe zmbrapsje.
Bashkërenditni rigën që të jetë paralelisht
4.
me fletën e sharrës. Një rigë e bashkërenditur
në mënyrë të pasaktë do të bllokojë materialin e
punës kundrejt fletës së sharrës dhe do të krijojë
zmbrapsje.
Ushtroni kujdes të lartë kur bëni një prerje në
5.
zonat që nuk mund t'i shikoni të materialeve të
montuara. Fleta e sharrës e dalë mund të presë
objekte që mund të shkaktojnë zmbrapsje.
Mbështetni panelet e mëdhenj për të
6.
minimizuar rrezikun e bllokimit dhe të
zmbrapsjes së fletës së sharrës. Panelet e
mëdhenj kanë tendencë të përkulen nga pesha e
tyre. Duhet të vendoset mbështetje nën të gjitha
pjesët e panelit që varen jashtë pjesës së sipërme
të tavolinës.
Ushtroni kujdes të lartë kur prisni një material
7.
pune që është i përdredhur, i nyjëzuar, i deformuar
ose nuk ka anë të drejtë për ta udhëzuar me
një matës për prerje tërthore ose përgjatë rigës
drejtuese. Një material pune i deformuar, i nyjëzuar
ose i përdredhur është i paqëndrueshëm dhe
shkakton bashkërenditje të pasaktë të prerjes me
fletën e sharrës, ngecje dhe zmbrapsje.
Asnjëherë mos prisni më shumë se një
8.
material pune, të stivuar vertikalisht ose
horizontalisht. Një fletë sharre mund të kapë
një ose më shumë copa dhe mund të shkaktojë
zmbrapsje.
Kur të rifilloni sharrimin me fletën e sharrës në
9.
materialin e punës, vendoseni fletën e sharrës
në mes të kanalit në mënyrë që dhëmbët e
sharrës të mos ngecin në material. Nëse fleta
e sharrës ngec, ajo mund të ngrejë materialin e
punës dhe mund të shkaktojë zmbrapsje ndërkohë
që rifillohet sharrimi.
10. Mbajini fletët e sharrës të pastra, të mprehta
dhe me set të mjaftueshëm. Asnjëherë mos
i përdorni fletët e deformuara të sharrës ose
fletët e sharrës me dhëmbë të krisur ose
të thyer. Fletët e sharrës të mprehta dhe të
vendosura siç duhet minimizojnë ngecje, bllokimin
dhe zmbrapsjen.
Paralajmërimet e procedurës së përdorimit të
sharrës së tavolinës
Fikeni sharrën e tavolinës dhe shkëputni
1.
kordonin e rrymës kur hiqni insertin e tavolinës,
kur ndryshoni fletën e sharrës ose bëni
rregullime në thikën ndarëse, arpionet kundër
zmbrapsjes ose mbrojtësen e fletës së sharrës,
si dhe kur makineria lihet e pamonitoruar. Masat
paraprake do të shmangin aksidentet.
Asnjëherë mos e lini sharrën e tavolinës
2.
në punë të pamonitoruar. Fikeni dhe mos
u largoni nga vegla derisa të ketë ndaluar
plotësisht. Sharra në punë e pamonitoruar është
rrezik i pakontrolluar.
Vendoseni sharrën e tavolinës në një zonë
3.
të ndriçuar mirë dhe të niveluar ku të keni
mbështetje të mirë dhe të keni ekuilibër.
Ajo duhet të instalohet në një zonë që ofron
hapësirë të mjaftueshme për përmasat e
materialit të punës. Zonat e ngushta dhe
të errëta dhe dyshemetë e paniveluara të
rrëshqitshme provokojnë aksidente.
29 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents