Makita 6407 Instruction Manual page 11

Hide thumbs Also See for 6407:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
KUJDES:
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Instalimi ose heqja e puntos së
shpimit
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
KUJDES:
jetë e fikur dhe e hequr nga priza përpara se ta
instaloni ose hiqni punton turjelë.
Për modelin 6407
► Fig.3: 1. Mandrina e shpimit 2. Çelësi i mandrinos
Për ta instaluar, vendosni punton turjelë në mandrinë
deri në fund. Shtrëngoni mandrinën me dorë. Vendosni
çelësin e shtrëngimit në secilën nga tri vrimat dhe
shtrëngojeni në drejtim të akrepave të orës. Sigurohuni
që t'i shtrëngoni të tri vrimat e mandrinos në mënyrë të
barabartë.
Për të hequr punton turjelë, rrotulloni çelësin e
mandrinos në drejtim të kundërt të akrepave të orës
vetëm në një nga vrimat dhe më pas lirojeni mandrinon
me dorë.
Për modelin 6408
► Fig.4: 1. Bokulla 2. Unaza
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin e
kundërt të akrepave të orës për të hapur nofullat e
mandrinës. Vendosni punton turjelë në mandrinë deri
në fund. Shtrëngoni unazën fort dhe ktheni bokullën
në drejtimin e akrepave të orës për të shtrënguar
mandrinën.
Për të hequr punton turjelë, mbani unazën dhe ktheni
bokullën në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
PËRDORIMI
Mbajtja e veglës
► Fig.5
Mbajeni veglën vetëm te doreza gjatë përdorimit. Mos e
prekni pjesën metalike.
Funksionimi i shpimit
Shtypja e tepërt e veglës nuk do
KUJDES:
të shpejtojë shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes
KUJDES:
kur maja e puntos fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet. Gjatë depërtimit të puntos
në anën e kundërt të objektit mbi vegël/majën e
puntos ushtrohet një forcë e madhe shpuese.
Maja e puntos e ngecur mund të
KUJDES:
hiqet thjesht duke vendosur çelësin e ndryshimit
në rrotullimin e anasjelltë për ta nxjerrë punton.
Megjithatë, vegla mund të dalë papritmas nëse
nuk e mbani fort.
Siguroni gjithmonë materialet e
KUJDES:
punës në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
Shmangni shpimin në materiale ku
KUJDES:
dyshoni se ndodhen gozhdë të fshehura ose gjëra
të tjera që mund të shtrembërojnë ose thyejnë
majën e puntos.
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq majën e
puntos në objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e majës së puntos kur bëni
një vrimë, bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në
vendin ku do të shpohet. Pastaj në vendin e shënuar
vendosni majën e puntos dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
MIRËMBAJTJA
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
KUJDES:
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
VINI RE:
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e shërbimit të Makita-s të
autorizuara nga fabrika, duke përdorur gjithnjë pjesë
këmbimi të Makita-s.
11 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

6408

Table of Contents