Makita GA048G Instruction Manual page 40

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for GA048G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë
veprimeve të lëmimit dhe prerjes:
1.
Përdorni vetëm llojet e disqeve që janë të
specifikuara për veglën tuaj elektrike dhe
mbrojtësen specifike të projektuar për diskun e
zgjedhur. Disqet të cilët nuk janë projektuar për veglën
elektrike nuk mund të mbrohen dhe nuk janë të sigurta.
2.
Sipërfaqja smeriluese e disqeve të shtypur
qendrorë duhet të montohet poshtë rrafshit
të buzëve mbrojtëse. Një disk që është montuar
keq dhe që del nga rrafshi i buzëve mbrojtëse, nuk
mund të mbrohet siç duhet.
3.
Mbrojtësja duhet të lidhet në mënyrë të sigurt me
veglën elektrike dhe të pozicionohet për siguri
maksimale, në mënyrë që një pjesë shumë e
vogël e diskut të jetë e zbuluar nga përdoruesi.
Mbrojtësja ndihmon në ruajtjen e përdoruesit nga
copëzat e thyera të diskut, kontakti aksidental me
diskun dhe shkëndijat që mund të ndezin rrobat.
4.
Disqet duhet të përdoren vetëm për përdorimet
e specifikuara. Për shembull: mos smeriloni
me anën e diskut prerës. Disqet prerës
smerilues janë projektuar për smerilim anësor,
forcat anësore të ushtruara mbi këto disqe mund
të shkaktojnë thyerjen e tyre.
Përdorni gjithmonë fllanxha disqesh të
5.
padëmtuara të madhësisë dhe formës së
diskut të zgjedhur. Fllanxhat e përshtatshme
të disqeve mbështesin diskun duke reduktuar
mundësinë e thyerjes së tij. Fllanxhat për disqet
e prerjes mund të jenë ndryshe nga fllanxhat e
disqeve të smerilimit.
6.
Mos përdorni disqe të konsumuara nga pajisje
më të mëdha elektrike. Një disk i projektuar
për pajisje më të mëdha elektrike nuk është i
përshtatshëm për shpejtësinë e madhe të pajisjes
së vogël dhe mund të plasë.
7.
Gjatë përdorimit të disqeve dyfunksionale
përdorni gjithnjë mbrojtësen e duhur për
zbatimin përkatës. Mospërdorimi i mbrojtëses
së duhur mund të mos ofrojë të njëjtin nivel të
dëshiruar mbrojtjeje, që do të mund të çonte në
lëndim të rëndë.
Paralajmërimet e mëtejshme për sigurinë specifike
gjatë proceseve të prerjes:
1.
Mos e "bllokoni" diskun prerës ose mos
aplikoni presion të tepërt mbi të. Mos provoni
të kryeni prerje të thella. Ushtrimi i forcës së
tepërt mbi disk rrit ngarkesën dhe ndjeshmërinë
ndaj përdredhjeve ose kapjes së diskut gjatë
prerjes dhe mundësinë e zmbrapsjes ose të
thyerjes së diskut.
2.
Mos e poziciononi trupin tuaj në një linjë dhe
mbrapa diskut rrotullues. Kur disku, në pikën
e veprimit, po largohet nga trupi juaj, zmbrapsja
e mundshme mund ta lëshojë diskun prerës dhe
veglën elektrike në drejtimin tuaj.
3.
Kur disku kapet ose kur e ndërpritni prerjen
për çdo lloj arsyeje, fikeni veglën elektrike
dhe mbajeni pa lëvizur derisa disku të ndalojë
plotësisht. Mos tentoni kurrë ta tërhiqni diskun
prerës nga vendi i prerjes ndërsa disku është
duke lëvizur, përndryshe mund të ndodhë
kundërveprimi. Hetoni dhe ndërmerrni veprime
korrigjuese për të eliminuar ngecjen e diskut.
4.
Mos e rifilloni procesin e prerjes në materialin
e punës. Lejoni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe futeni sërish me kujdes te
vendi i prerjes. Disku mund të kapet, të shkojë
lart ose të zmbrapset nëse vegla elektrike rindizet
brenda materialit të punës.
5.
Mbështetni panelet ose çdo material pune të
madh për të minimizuar rrezikun e bllokimit dhe
të zmbrapsjes së diskut. Materialet e mëdha të
punës kanë tendencë të përkulen nga pesha e tyre.
Mbështetëset duhet të vendosen poshtë materialit
të punës pranë vijës së prerjes dhe buzës së
materialit të punës nga të dyja anët e diskut.
Tregoni kujdes të veçantë kur të bëni një
6.
"prerje në xhep" mbi muret ekzistuese ose në
zona të tjera me shikim të kufizuar. Disku i dalë
mund të presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose
objekte që shkaktojnë zmbrapsje.
7.
Mos u përpiqni të bëni prerje me hark. Ushtrimi
i forcës së tepërt mbi disk rrit ngarkesën dhe
ndjeshmërinë ndaj përdredhjeve ose kapjes së
diskut gjatë prerjes dhe mundësinë e zmbrapsjes
ose të thyerjes së diskut, që mund të shkaktojë
lëndim të rëndë.
Përpara se të përdorni fletë të segmentuar
8.
diamanti, sigurohuni që fleta e diamantit të
ketë hapësirë anësore prej 10 mm ose më pak
ndërmjet segmenteve, vetëm me kënd negativ
pjerrësie.
Paralajmërimet për sigurinë specifike për veprimet
e smerilimit:
1.
Përdorni letër disku smerilimi me përmasa
të përshtatshme. Ndiqni rekomandimet e
prodhuesve kur të zgjidhni letrën smerile.
Letra smerile shumë përtej mbështetëses së
rrotës krijon rrezik dëmtimi dhe mund të shkaktojë
ngecjen, thyerjen ose kundërveprimin e diskut.
Paralajmërimet për sigurinë specifike për veprimet
e fshirjes me tela:
1.
Kini parasysh se qimet e forta të telit
shkëputen nga furça edhe gjatë funksioneve të
zakonshme. Mos i sforconi telat duke ushtruar
forcë mbi furçën. Qimet e forta të telit mund të
depërtojnë në rrobat e holla dhe/ose në lëkurë.
2.
Nëse specifikohet përdorimi i një mbrojtëseje
për fshirjen me tela, mos lejoni ndërhyrje të
diskut ose furçës së telit te mbrojtësja. Disku
ose furça e telit mund të zgjerohet në diametër
nga ngarkesa e punës dhe forcat centrifugale.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
Kur të përdorni disqe lëmuese me qendër të
1.
shtypur, sigurohuni të përdorni vetëm disqe të
përforcuara me fibër qelqi.
2.
KURRË MOS PËRDORNI disqe të llojit Stone
Cup me këtë lëmues. Ky lëmues nuk është
projektuar për këto lloje disqesh dhe përdorimi
i këtij produkti mund të shkaktojë dëmtime
personale.
3.
Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin,
flanxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme)
ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre pjesëve
mund të shkaktojë thyerjen e diskut.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
4.
punës përpara se të ndizet çelësi.
40 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ga049gGa050gGa051gGa051gzGa050gt101Ga050gz

Table of Contents