Download Print this page

Makita HW001GZ Instruction Manual page 46

Cordless high pressure washer
Hide thumbs Also See for HW001GZ:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe
ngarkoni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
Kur nuk e përdorni kutinë e baterisë, hiqeni atë
4.
nga vegla ose karikuesi.
5.
Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që makineria
është e fikur dhe që kutitë e baterisë janë hequr
para se të rregulloni ose kontrolloni funksionin e
makinerisë.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort makinerinë dhe kutinë
e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e makinerisë dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktohet dëmtim i makinerisë dhe i kutisë së
baterisë, si dhe lëndim i personit.
KUJDES:
Sigurohuni që të bllokoni kapakun
e baterisë përpara përdorimit. Përndryshe, balta,
pluhuri ose uji mund të dëmtojnë produktin ose kutinë
e baterisë.
KUJDES:
Gjithmonë instalojeni plotësisht
kutinë e baterisë. Në të kundërt, ajo mund të bjerë
aksidentalisht nga makineria duke ju lënduar juve ose
personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
KUJDES:
Mbajeni mirë kapakun e baterisë kur
montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Për të instaluar kutinë e baterisë;
1.
Tërhiqni lart levën, më pas hapni kapakun e baterisë.
► Fig.1: 1. Kapaku i baterisë 2. Leva e bllokimit
2.
Bashkërenditni gjuhëzën e kutisë së baterisë me
të çarën në makineri, më pas rrëshqiteni kutinë derisa
të bllokohet në vend me një kërcitje.
► Fig.2: 1. Kutia e baterisë
3.
Mbyllni kapakun e baterisë dhe shtyjeni derisa të
jetë mbyllur me levën e bllokimit.
Për të hequr kutinë e baterisë;
1.
Tërhiqni lart levën e bllokimit të kapakut të
baterisë dhe hapni kapakun e baterisë.
2.
Tërhiqni kutinë e baterisë nga makineria ndërsa
rrëshqitni butonin në pjesën e përparme të kutisë.
3.
Mbyllni kapakun e baterisë dhe shtyjeni derisa të
jetë mbyllur me levën e bllokimit.
Butoni i kontrollit të baterisë
Mund të kontrolloni kapacitetin e mbetur të baterisë
duke shtypur butonin e kontrollit të baterisë.
► Fig.3: 1. Treguesi i baterisë 2. Butoni i kontrollit të
baterisë
Gjendja e treguesit të baterisë
Ndezur
SHËNIM: Llamba treguese për kapacitetin e mbetur
të baterisë është vetëm për referencë. Kapaciteti
aktual i baterisë mund të ndryshojë në varësi të
kushteve të përdorimit ose të temperaturës së
ambientit.
SHËNIM: Llamba fiket automatikisht pas pak
sekondave.
SHËNIM: Nëse vendosen dy kuti baterish, bateria në
të majtë përdoret e para.
SHËNIM: Nëse vendosen dy kuti baterish, makineria
e ndryshon automatikisht baterinë kur ajo që është në
përdorim shkarkohet.
SHËNIM: Mund të kontrolloni kapacitetin e mbetur të
baterisë pa e ndezur çelësin e energjisë.
46 SHQIP
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti
i mbetur i
baterisë
50% deri
100%
20% deri 50%
0% deri 20%
Ngarkojeni
baterinë

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hw001g