Makita RS001G Instruction Manual page 30

Cordless rear handle saw
Hide thumbs Also See for RS001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
Kjo vegël është prodhuar për të prerë vetëm produkte druri.
Referojuni uebsajtit tonë ose kontaktoni me distributorin
lokal të Makita për fletët e duhura të sharrës së rrumbullakët
që do të përdoren për materialin që do të pritet.
Kontrollimi i funksionit të
mbrojtëses së fletës
Vendosni këndin e prerjes së pjerrët në 0°, dhe më pas
tërhiqeni mbrojtësen e poshtme manualisht deri në fund
dhe lëshojeni. Mbrojtësja e poshtme funksionon mirë nëse;
është tërhequr mbi bazë pa pengesa dhe;
kthehet automatikisht dhe kontakton me bllokuesin.
► Fig.23: 1. Mbrojtësja e sipërme 2. Mbrojtësja e poshtme
3. Baza 4. Bllokuesi 5. Hapur 6. Mbyllur
Nëse mbrojtësja e poshtme nuk funksionon siç duhet,
kontrolloni nëse është grumbulluar pluhur sharre
brenda mbrojtëseve të sipërme dhe të poshtme. Nëse
mbrojtësja e poshtme nuk funksionin siç duhet edhe
pas heqjes së pluhurit, kërkoni nga qendra e shërbimit
të Makita të kryejë shërbimin e veglës.
Mbani maskë kundër pluhurit kur
KUJDES:
kryeni operacionin e prerjes.
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
KUJDES:
lehtë dhe në vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
SHËNIM: Vegla mund të mos funksionojë me
kapacitet të plotë kur temperatura e kutisë së
baterisë është e ulët. Në këtë moment, për shembull,
përdoreni veglën për një prerje të lehtë për pak kohë
derisa kutia e baterisë të marrë temperaturën e
dhomës. Më pas, vegla mund të punojë me kapacitet
të plotë.
► Fig.24
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një dorezë
të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini të dyja
për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja duart
përdoren për të mbajtur sharrën, ato s'mund të priten nga
fleta e sharrës rrethore. Vendoseni bazën mbi materialin
e punës që do të pritet pa bërë asnjë kontakt me fletën e
sharrës rrethore. Në vijim ndizeni veglën dhe prisni derisa
fleta e sharrës rrethore të arrijë shpejtësinë e plotë. Tani
thjesht lëvizni veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit
të punës, duke e mbajtur në të njëjtën lartësi dhe duke
ecur para me ngadalë derisa sharrimi të përfundojë.
Për prerje të pastra, mbajeni vijën e sharrimit të drejtë
dhe shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme. Nëse prerja
nuk bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në mendje, mos
u përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën pas me forcë
për në vijën e prerjes. Ky veprim mund të bllokojë fletën e
sharrës rrethore e të çojë në zmbrapsje të rrezikshme dhe
ndoshta lëndime serioze. Lëshoni çelësin, prisni derisa fleta
e sharrës rrethore të ndalojë dhe më pas tërhiqeni veglën.
Rivendoseni veglën në vijën e re të prerjes dhe nisni sërish
prerjen. Përpiquni të shmangni pozicionet që ekspozojnë
përdoruesin ndaj ciflave të drurit dhe tallashit që nxjerr
sharra. Përdorni syze mbrojtëse për të shmangur lëndimin.
Grepi
Hiqeni gjithmonë baterinë kur e
KUJDES:
varni veglën me anë të grepit.
Asnjëherë mos e varni veglën në
KUJDES:
vende të larta mbi sipërfaqet ku vegla mund të
humbë ekuilibrin dhe të bjerë. Përndryshe mund
të ndodhë aksident nga rrëzimi dhe të shkaktojë
lëndime të rënda.
Mos e tërhiqni veglën poshtë kur
KUJDES:
është e varur në grep.
Përdorini pjesët e varjes/montimit
KUJDES:
vetëm për qëllimin e tyre të synuar. Përdorimi për
qëllime të pasynuara, mund të shkaktojë aksident ose
lëndim personal.
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Për ta
përdorur grepin, thjesht ngrijeni grepin derisa të ngecë
në pozicionin hapur.
Kur nuk e përdorni, uleni gjithmonë grepin derisa të
ngecë në pozicionin mbyllur.
► Fig.25: 1. Grepi 2. Pozicioni hapur 3. Pozicioni
mbyllur
► Fig.26
Kufizues (vizore udhëzuese)
Aksesorë opsionalë
Udhëzuesi praktik lëvizës ju mundëson prerje të drejta tepër
të sakta. Thjesht rrëshqiteni udhëzuesin me ngadalë lart
kundër anës së materialit të punës dhe sigurojeni në pozicion
me anë të vidës në pjesën e përparme të bazës. Me të mund
të bëni dhe prerje të përsëritura me gjerësi uniforme.
► Fig.27: 1. Kufizues (vizore udhëzuese) 2. Vida e
mbërthimit
Lidhja me kordon (rrip lidhës)
Paralajmërimet e sigurisë specifike për
përdorimin në lartësi
Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet
për sigurinë. Mosndjekja e paralajmërimeve dhe e
udhëzimeve mund të rezultojë në lëndime serioze.
Gjithmonë mbajeni veglën të lidhur kur punoni
1.
"në lartësi". Gjatësia maksimale e kordonit
është 2 m (6,5 ft).
Lartësia maksimale e lejueshme e rënies së kordonit
(rripit lidhës) nuk duhet të jetë mbi 2 m (6,5 ft).
Përdoreni vetëm me kordon të përshtatshëm
2.
për këtë lloj vegle dhe të miratuar për të paktën
7,0 kg (15,4 lbs).
Mos e ankoroni kordonin e veglës në ndonjë
3.
gjë në trupin tuaj ose në komponentë të
lëvizshëm. Ankorojeni kordonin e veglës në
një strukturë të fortë që mund t'u bëjë ballë
forcave të një vegle që bie.
Sigurohuni që kordoni të jetë siguruar mirë në
4.
secilën anë përpara përdorimit.
Inspektojeni veglën dhe kordonin përpara çdo
5.
përdorimi për dëmtime dhe për funksionimin
e rregullt (duke përfshirë copën dhe fijet e
qepjes). Mos e përdorni nëse është i dëmtuar
ose nuk funksionon në rregull.
30 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents