Makita DUR189 Instruction Manual page 30

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for DUR189:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Metoda e përdorimit
Mos e përdorni makinerinë me mbrojtëse të
1.
dëmtuar ose pa mbrojtëse.
Përdoreni veglën vetëm në dritë dhe
2.
shikueshmëri të mjaftueshme. Gjatë stinës së
dimrit bëni kujdes nga zonat e rrëshqitshme
ose të lagështa, akulli dhe dëbora (rrezik
rrëshqitjeje). Sigurohuni gjithmonë që keni
mbështetje të sigurt të këmbëve.
Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart
3.
me veglën prerëse.
Mbajini duart dhe këmbët larg pjesëve prerëse
4.
në çdo kohë dhe në veçanti kur ndizni motorin.
Mos prisni asnjëherë mbi lartësinë e belit.
5.
Mos qëndroni asnjëherë në shkallë kur
6.
përdorni veglën.
Mos punoni asnjëherë në sipërfaqe të
7.
paqëndrueshme.
Mos u zgjasni për të arritur te vendi i punës.
8.
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
Hiqni rërën, gurët, gozhdët etj. që gjenden
9.
brenda zonës së punës. Grimcat e huaja mund
të dëmtojnë veglën prerëse dhe mund të
shkaktojnë zhvendosjen e saj duke rezultuar
në lëndime serioze.
10. Nëse vegla prerëse godet gurë ose objekte
të tjera të forta, fikeni menjëherë motorin dhe
kontrolloni veglën prerëse.
Përpara fillimit të prerjes, vegla prerëse duhet
11.
të ketë arritur shpejtësi të plotë pune.
12. Mbajeni veglën gjithmonë me të dyja duart gjatë
punës. Mos e mbani kurrë veglën vetëm me një
dorë gjatë përdorimit. Sigurohuni gjithmonë që
keni mbështetje të sigurt të këmbëve.
13. Të gjitha pajisjet mbrojtëse siç janë mbrojtëset
që ofrohen me veglën duhet të përdoren gjatë
përdorimit të saj.
14. Me përjashtim të rasteve të emergjencës, mos
e lëshoni ose hidhni kurrë veglën në tokë
sepse kjo mund ta dëmtojë rëndë veglën.
15. Mos e zvarrisni veglën në tokë kur e lëvizni nga
një vend në tjetrin sepse mund të dëmtohet
nëse lëvizet në këtë mënyrë.
16. Gjithmonë hiqeni kutinë e baterisë nga vegla:
kurdoherë që nuk e përdorni veglën;
përpara pastrimit të një bllokimi;
përpara se ta kontrolloni, pastroni ose të
punoni me veglën;
përpara se të bëni rregullime, ndryshoni
aksesorët ose magazinoni;
kurdoherë që vegla fillon të dridhet në
mënyrë jo normale;
kurdoherë që e transportoni veglën.
17. Mos ushtroni forcë mbi veglën. Ajo e kryen
punën më mirë dhe me më pak gjasa rreziku
lëndimi në shpejtësinë për të cilën është
projektuar.
18. Mos i përdorni veglat elektrike në mjedise
shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve,
gazeve ose pluhurave të djegshme. Veglat
elektrike krijojnë shkëndija të cilat mund të ndezin
pluhurin ose avujt.
19. Bëni pushim për të parandaluar humbjen e
kontrollit për shkak të lodhjes. Rekomandojmë
të bëni 10 deri në 20 minuta pushim pas çdo ore.
20. Mos e përdorni veglën në pjerrina të thepisura.
21. Gjatë përdorimit duhet të përdoret rripi i
krahut, nëse vegla është e pajisur me të.
Udhëzimet për mirëmbajtjen
Përpara fillimit të punës duhet të kontrollohet
1.
gjendja e veglës prerëse, pajisjeve mbrojtëse
dhe e rripit të krahut.
Fikni motorin dhe hiqni kutinë e baterisë
2.
përpara se të kryeni mirëmbajtje, zëvendësoni
veglën prerëse dhe pastroni veglën.
Pas përdorimit, shkëputni kutinë e baterisë
3.
nga vegla dhe kontrollojeni për dëme.
Kontrollojeni për vida të lira dhe pjesë
4.
të dëmtuara, si vegla prerëse në gjendje
pothuajse të konsumuar deri në gjysmë.
Kur nuk e përdorni ruajeni pajisjen në vend
5.
të thatë që është i mbyllur dhe nuk mund të
arrihet nga fëmijët.
Përdorni vetëm pjesë ndërrimi dhe aksesorë të
6.
rekomanduar nga prodhuesi.
Sigurohuni gjithmonë që hapësirat për ajrosje
7.
të mos kenë papastërti.
Inspektoni dhe kryeni mirëmbajtje të
8.
veglës rregullisht, veçanërisht përpara/
pas përdorimit. Riparojeni veglën vetëm në
qendrën tonë të autorizuar të shërbimit.
Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj
9.
dhe graso.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
1.
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
2.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
3.
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
4.
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
30 SHQIP
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents