Makita DUC101 Instruction Manual page 38

Cordless pruning saw
Hide thumbs Also See for DUC101:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
5.
Vëreni sërish në vend kapakun e depozitës së
vajit dhe shtrëngojeni fort.
6.
Fshini me kujdes vajin e zinxhirit që mund të
derdhet.
SHËNIM: Nëse është e vështirë që të hiqet kapaku i
depozitës së vajit, futni majën e kaçavidës së sheshtë
në të çarën e kapakut të depozitës së vajit dhe më
pas hiqeni kapakun e depozitës së vajit duke e
rrotulluar në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
► Fig.22: 1. E çara 2. Kaçavidë e sheshtë
Pas rimbushjes, mbajeni veglën larg nga materialit që
do të pritet. Filloni dhe prisni derisa lubrifikimi i zinxhirit
të sharrës të jetë i përshtatshëm.
► Fig.23
Puna me veglën
KUJDES:
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg
zinxhirit të sharrës ndërkohë që vegla është duke
punuar.
KUJDES:
Mbajeni veglën fort me të dyja duart
ndërsa vegla është në punë.
KUJDES:
Mos u zgjatni më shumë seç duhet.
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
VINI RE:
Asnjëherë mos e tundni apo e lëshoni
në tokë veglën.
VINI RE:
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit të veglës.
Përpara se të ndizni veglën, silleni bazën e shufrës
udhëzuese dhe pjesën mbështetëse të trupit të veglës
në kontakt me degën që do të pritet siç tregohet në
figurë. Gjatë kontaktit të degës me veglën dhe shufrën
udhëzuese, ndizeni veglën dhe sharrojeni degën duke e
lëvizur veglën poshtë përgjatë degës.
► Fig.24
KUJDES:
Përpara veprimit të prerjes,
sigurohuni që dega që të pritet është në kontakt
me bazën e shufrës udhëzuese dhe pjesës
mbështetëse të trupit të veglës. Përndryshe, vegla
mund të tërhiqet drejt majës së shufrës udhëzuese
dhe shufra udhëzuese mund të lëkundet, dhe mund
të rezultojë në lëndim.
Transportimi i veglës
Përpara transportimit të veglës, gjithmonë hiqni kutinë e
baterisë nga vegla. Më pas vendosni kapakun e shufrës
udhëzuese. Gjithashtu mbulojeni kutinë e baterisë me
kapakun e baterisë.
► Fig.25: 1. Kapaku i shufrës udhëzuese 2. Kapaku
i baterisë
Këllëfi
Aksesorë opsionalë
► Fig.26
PARALAJMËRIM:
mos e përdorni këllëfin për gjatësi 100 mm të
shufrës udhëzuese, dhe sigurohuni që të përdorni
këllëfin për gjatësi 150 mm të shufrës udhëzuese.
Nëse e përdorni këllëfin për gjatësi 100 mm të
shufrës udhëzuese, atëherë shufra udhëzuese e
mjetit nuk do të futet plotësisht në këllëf dhe kjo mund
të jetë e rrezikshme.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
KUJDES:
Vini gjithmonë doreza kur kryeni një
inspektim ose mirëmbajtje.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Mprehja e sharrës me zinxhir
Mprihni sharrën me zinxhir kur:
Prodhohet tallash i grimcuar kur pritet dru i
lagësht;
Zinxhiri e depërton drurin me vështirësi, edhe kur
ushtrohet presion i lartë;
Tehu prerës duket që është dëmtuar;
Kur sharra tërheq majtas ose djathtas në dru.
(shkaktohet nga mprehja jo e barabartë e zinxhirit
të sharrës ose dëmtimi i tij vetëm në një anë)
Mpriheni vazhdimisht zinxhirin e sharrës, por çdo herë
nga pak. Dy ose tre kalime me limë zakonisht mjaftojnë
për mprehje rutinë. Kur zinxhiri i sharrës është mprehur
disa herë, dërgojeni për ta mprehur te qendra jonë e
autorizuar e shërbimit.
Kriteret e mprehjes:
PARALAJMËRIM:
ndërmjet tehut prerës dhe matësit të thellësisë rrit
rrezikun e kundërveprimit.
► Fig.27: 1. Gjatësia e prerësit 2. Distanca ndërmjet
tehut prerës dhe matësit të thellësisë
3. Gjatësia minimale e prerësit (3 mm)
Të gjitha gjatësitë e prerësit duhet të jenë të
barabarta. Gjatësitë e ndryshme të prerësit nuk
lejojnë që zinxhiri të punojë mirë dhe mund të
shkaktojnë prishjen e tij.
38 SHQIP
Nëse përdorni DUC150,
Një distancë e madhe

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc150

Table of Contents