Makita DUC101 Instruction Manual page 33

Cordless pruning saw
Hide thumbs Also See for DUC101:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Secili prej këtyre reagimeve mund t'ju shkaktojnë
humbjen e kontrollit të sharrës, gjë e cila mund
të rezultojë në lëndim të rëndë personal. Mos
u mbështetni vetëm në pajisjet mbrojtëse të
integruara në sharrë. Si përdorues i sharrës
krasitëse, duhet të ndërmerrni disa hapa që të
shmangni aksidente ose lëndime gjatë prerjeve.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/ose
procedurave ose kushteve të pasakta të përdorimit
të sharrës krasitëse dhe mund të shmanget duke
marrë masat e mëposhtme parandaluese:
Mbajeni sharrën krasitëse të shtrënguar,
duke i vendosur gishtat rreth dorezave
të saj dhe të dyja duart mbi sharrë,
dhe poziciononi trupin dhe krahun në
mënyrë që të mund t'u rezistoni forcave
zmbrapsëse. Nëse merren masat e duhura
parandaluese, punëtori mund t'i kontrollojë
forcat zmbrapsëse. Mos e lëshoni sharrën
krasitëse.
► Fig.1
Mos e kaloni dhe mos prisni mbi lartësinë
e shpatullave. Kjo ndihmon parandalimin
e kontaktit të pasynuar me majën dhe
mundëson kontroll më të mirë të sharrës
krasitëse në situata të papritura.
Përdorni vetëm shufrat udhëzuese dhe
zinxhirët e sharrës të specifikuar nga
prodhuesi. Shufrat udhëzuese dhe zinxhirët
e sharrës jo të duhur mund të shkaktojnë
këputjen e zinxhirit dhe/ose zmbrapsje.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit mbi
mprehjen dhe mirëmbajtjen e zinxhirit të
sharrës. Ulja e nivelit të matësit të thellësisë
mund të shkaktojë zmbrapsje të tepërt.
15. Ndiqni të gjitha udhëzimet kur pastroni
materialet e ngecura, kur magazinoni ose i
kryeni shërbimin sharrës krasitëse. Sigurohuni
që çelësi të jetë i fikur dhe të jetë hequr paketa
e baterisë.
Udhëzime shtesë mbi sigurinë
Pajisjet për mbrojtjen personale
1.
Rrobat duhet të jenë të puthitura pas trupit, por të
mos pengojnë lëvizjen.
2.
Vishni rrobat e mëposhtme mbrojtëse gjatë punës:
Helmetë sigurie të testuar, nëse rreziku
paraqitet nga degë që bien ose ndonjë gjë e
ngjashme;
Maskë për fytyrën ose syze mbrojtëse;
Mbrojtëse të përshtatshme për veshët (kufje
të mëdha, tapa të zakonshme ose elastike
për veshët). Analiza "Octave" e markës sipas
kërkesës.
Doreza sigurie të qëndrueshme prej lëkure;
Pantallona të gjata prej materiali të fortë;
Rroba pune mbrojtëse prej materiali
rezistues ndaj prerjes;
Këpucë ose çizme me shuall jo të
rrëshqitshëm, me maja çeliku dhe prej
materiali izolimi rezistues ndaj prerjes;
Maskë për frymëmarrjen kur kryhen punë që
prodhojnë pluhur (p.sh. prerja e drurëve të
thatë).
Përdorimi
1.
Përpara se të filloni punën, kontrolloni që
vegla punon siç duhet dhe që gjendja e saj
është në përputhje me rregullat e sigurisë.
Veçanërisht kontrolloni që:
Freni i ndalimit funksionon siç duhet;
Kapaku i fletës dhe i rrotës udhëzuese të jetë
vendosur siç duhet;
Zinxhiri të jetë mprehur dhe tendosur në
përputhje me rregulloret.
Mos e ndizni veglën me kapakun e zinxhirit të
2.
instaluar mbi të. Ndezja e veglës me kapakun e
zinxhirit të vënë mund të sjellë kërcimin e kapakut
përpara duke shkaktuar lëndim të personit dhe
dëmtimin e objekteve rreth përdoruesit.
Mos qëndroni direkt nën degën që po pritet.
3.
Bëni kujdes nga rënia e degëve.
Mos e përdorni veglën kur ka mot të keq ose
4.
kur ka rrezik rrufesh.
5.
Kur e përdorni veglën në tokë me baltë,
pjerrësi të lagur, ose vend të lagur, kushtojini
kujdes vendosjes së këmbëve.
Siguria elektrike dhe e baterisë
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e
1.
përdorni veglën në vende të lagështa ose të
lagura dhe mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që
hyn në vegël mund të rrisë rrezikun e goditjeve
elektrike.
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund
2.
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
3.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund të
dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë toksik
nëse gëlltitet.
Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të
4.
lagura.
5.
Mos e karikoni baterinë në ambiente të
jashtme.
6.
Mos e manovroni me duar të lagura karikuesin,
as spinën dhe kontaktet e tij.
7.
Mos e zëvendësoni baterinë me duar të lagura.
8.
Mos e lini baterinë në shi, dhe as mos e
karikoni ose magazinoni baterinë në një vend
të njomë ose të lagur.
9.
Mos e lagni terminalin e baterisë me lëngje si
uji, ose mos e zhytni baterinë. Nëse terminali
laget ose brenda baterisë hyn lëng, bateria
mund të krijojë qark të shkurtër dhe ka rrezik
mbinxehjeje, zjarri ose shpërthimi.
10. Pas heqjes së baterisë nga makineria ose
karikuesi, sigurohuni që ta bashkoni kapakun
e baterisë me baterinë dhe ta ruani në një vend
të thatë.
11.
Nëse kutia e baterisë laget, kullojeni ujin
brenda dhe fshijeni me një leckë të thatë.
Thajeni kutinë e baterisë plotësisht në një
vend të thatë përpara përdorimit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
33 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc150

Table of Contents