Ulja E Konsumit Të Energjisë - Samsung UE75TU7092UXXH User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
* Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm
për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit
aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen
pa njoftuar.
Ulja e konsumit të energjisë
Kur të fikni televizorin, do të hyjë në modalitet pritjeje. Në
modalitetin e pritjes, ai vijon të tërheqë një sasi të vogël energjie.
Për të ulur konsumin e energjisë, hiqeni televizorin nga priza kur
nuk synoni ta përdorni për një kohë të gjatë.
Licencat
The terms HDMI and HDMI High-Definition Multimedia Interface,
and the HDMI Logo are trademarks or registered trademarks of
HDMI Licensing LLC in the United States and other countries.
Nëpërmjet këtij dokumenti, Samsung deklaron se kjo pajisje
radio është në përputhje me Direktivën 2014/53/BE dhe me
kërkesat përkatëse statutore të Britanisë së Madhe.
Teksti i plotë i deklaratës zyrtare të pajtueshmërisë ofrohet në
adresën e mëposhtme të internetit:
http://www.samsung.com shkoni te "Support (Mbështetja)" dhe
vendosni emrin e modelit.
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet e Be-së dhe në
Britaninë e Madhe.
Fuqia maksimale e transmetuesit Wi-Fi: 100 mW në 2,4 GHz –
2,4835 GHz
Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e
pajisjeve elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të
diferencuar)
Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin
shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë
(p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar
funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e
tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të
mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e
mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave
dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur
ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim
të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë
me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin
vendor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre
dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe
aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina
të tjera tregtare gjatë hedhjes.
Hedhja e duhur e baterive të produktit
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të
diferencuar)
Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë
në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet
të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku
shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria
përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referencës
në Direktivën 2006/66 të KE-së. Nëse bateritë nuk hidhen siç
duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose
mjedisin.
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin
e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave
dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të
baterive.
Shqip - 7

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents