Pastrimi Dhe Mirëmbajtja - Samsung VR30T85 Series User Manual

Jet bot
Hide thumbs Also See for VR30T85 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacione për sigurinë
• Mos vendosni objekte mbi "Jet Bot", pasi
mund të shkaktojë avari në sensorin
"LiDAR" ose në "Jet Bot".
• Hiqni menjëherë letrat e mëdha ose qeset
plastike kur përdorni "Jet Bot", pasi ato
mund të bllokojnë vrimën e hyrjes.
• Mos u shtrini pranë "Jet Bot" kur ai është
duke punuar.
- Mund t'ju ngecin flokët në furçën elektrike
dhe mund të lëndoheni.
• Mos i lejoni fëmijët të luajnë me "Jet Bot".
• Sigurohuni që flokët, gishtat dhe rrobat të
mos ngecin në furçën rrotulluese ose në
rrotat drejtuese.
• Mos i lejoni fëmijët të ulen mbi "Jet Bot"
dhe mos vendosni objekte mbi të.
• Lini më shumë se 3 cm hapësirë nga
pragu i brendshëm i vendosur në hyrje.
Përndryshe, fshesa robotike mund ta
kapërcejë atë dhe të dalë jashtë.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
PARALAJMËRIM
• Nëse kordoni elektrik dëmtohet, kontaktoni
qendrën e shërbimit për ta ndërruar nga një
riparues i kualifikuar.
- Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
• Kur ndërroni bateritë, kontaktoni qendrën e
shërbimit të "SAMSUNG Electronics".
- Përdorimi i baterive nga produkte të tjera
mund të shkaktojë avari.
• Kini kujdes dhe mos e vendosni gishtin në
sensorin rrotullues "LiDAR". Përndryshe,
mund të lëndoni gishtin.
KUJDES
• Parandaloni dëmtimet e "Jet Bot" duke
zbatuar udhëzimet e mëposhtme.
- Mos e pastroni "Jet Bot" duke spërkatur
ujë direkt mbi të ose duke përdorur
substanca të avullueshme, si p.sh. benzinë,
hollues ose alkool për ta pastruar atë.
8
Shqip
• Mos e çmontoni ose riparoni "Jet Bot".
Kjo duhet bërë vetëm nga një riparues i
kualifikuar.
• Mbajeni gjithmonë të pastër dritaren e
sensorit të pengesave dhe të sensorit të
rrëshqitjes.
- Nëse grumbullohen lëndë të huaja,
sensorët mund të pësojnë avari.
• Mos e ruani "Jet Bot" në automjet.
• Tregohuni të kujdesshëm që sensori
"LiDAR" të mos ekspozohet ndaj dritës së
drejtpërdrejtë, si p.sh. dritës së diellit, dritës
infrakuqe etj.
- Drita e drejtpërdrejtë mund të ndikojë në
rendimentin e sensorit "LiDAR".
• Kur mbani "Jet Bot", kini kujdes që të mos
ju bjerë.
- Goditja nga rënia mund të ndikojë në
funksionimin apo në rendimentin e
sensorit "LiDAR".
• Mos e shikoni pjesën transmetuese (laserin)
të sensorit rrotullues "LiDAR" horizontalisht.
• Kini kujdes të mos futni ndonjë send, si
p.sh. shkop kinez në sensorin rrotullues
"LiDAR". Përndryshe, sensori "LiDAR" mund
të mos funksionojë normalisht ose të pësojë
avari.
• Përpara se të pastroni, hiqni objektet
e lehta dhe më të shkurtra se 9 cm
nga dyshemeja, pasi "Jet Bot" mund t'i
shtyjë ose ato mund të ngecin në furçën
rrotulluese apo në rrotat drejtuese të "Jet
Bot". ("Jet Bot" mund t'i diktojë objektet e
fiksuara kur parakolpi i tij shtypet, dhe i
shmang ato.)
• Nëse mbi dysheme ka vaj, si p.sh. vaj
gatimi, "Jet Bot" mund të mos lëvizë pasi
dyshemeja është e rrëshqitshme. Hiqni
vajin përpara se të pastroni me "Jet Bot".

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents