Pastrimi Dhe Mirëmbajtja - Samsung Jet Bot VR30T80 Series User Manual

Hide thumbs Also See for Jet Bot VR30T80 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shënime dhe masa paraprake
Pastrimi dhe mirëmbajtja
SHËNIM
• Nëse e keni larë me ujë koshin e pluhurit
dhe filtrin
- Koshi i pluhurit: Thajeni ujin plotësisht.
- Filtri: Thajeni plotësisht në hije para se ta
përdorni.
KUJDES
• Bëni kujdes me gishtat kur të montoni apo
çmontoni filtrin, pasi mund t'ju ngecin në
vrimën e hyrjes të koshit të pluhurit.
• Për të shmangur bllokimet nga lëndë të
huaja, mos e lini "Jet Bot" të mbledhë
kruajtëset e dhëmbëve, të veshëve etj.
• Nëse lëndët e huaja hiqen me vështirësi
nga furça, kontaktoni një qendër të
autorizuar shërbimi të "SAMSUNG".
• Meqenëse furça fshin papastërtitë nga
dyshemeja gjatë pastrimit, në të mund të
ngecin lëndë të huaja, si fije të holla dhe të
gjata, qime të gjata etj. Për rezultate më të
mira pastrimi, kontrollojeni dhe pastrojeni
rregullisht.
• Fikeni "Jet Bot" përpara se të pastroni ose
të kryeni punime mirëmbajtjeje.
• Nëse furça apo kapaku i saj nuk është
montuar siç duhet pas kryerjes së punimeve
të mirëmbajtjes, dyshemeja mund të
gërvishtet ose produkti mund të pësojë
avari. Prandaj, montojini ato siç duhet duke
kontrolluar metodën e mirëmbajtjes.
10
Shqip
Përdorimi i baterisë
SHËNIM
• Kur blini një bateri, kontrolloni logon
e "SAMSUNG" (
në bateri dhe emrin e modelit, më pas
kontaktoni qendrën e shërbimit.
• Kjo bateri shërben vetëm për "Jet Bot" të
"SAMSUNG Electronics". Mos e përdorni për
produkte ose qëllime të tjera.
• Mos e çmontoni apo modifikoni baterinë.
• Mos e hidhni baterinë në zjarr dhe mos e
nxehni.
• Mos lidhni objekte metalike në kontaktet e
karikimit (+, -).
• Mbajeni baterinë në ambiente të brendshme
(në 0°C ~ 40°C).
• Në rast se bateria pëson avari, mos e
çmontoni vetë. Kontaktoni qendrën më të
afërt të shërbimit të "SAMSUNG".
• Teksa bateria përdoret për një kohë të
gjatë, koha a karikimit të baterisë dhe
koha e përdorimit zvogëlohet. Në këtë
rast, kontaktoni një qendër shërbimi dhe
ndërrojeni atë me një bateri të re.
• Mos e çmontoni baterinë vetë dhe
sigurohuni që të mos ndodhë qark i
shkurtër i poleve +, -.
• Kur ka rrjedhje të baterisë, sigurohu që
lëngu mos të bjerë në kontakt me lëkurën
apo sytë tuaj.
) të vendosur

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents