Makita HS012GD201 Instruction Manual page 45

Cordless circular saw
Hide thumbs Also See for HS012GD201:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Nëse dëshironi të aktivizoni fshesën me korrent
bashkë me mekanizmin e funksionimit të veglës, kryeni
paraprakisht regjistrimin e veglës.
1.
Instaloni bateritë në fshesën me korrent dhe në
vegël.
2.
Vendoseni çelësin e pushimit në fshesën me
korrent në "AUTO".
► Fig.33: 1. Çelësi i pushimit
3.
Shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me valë
në fshesën me korrent për 3 sekonda derisa llamba e
aktivizimit të lidhjes me valë të pulsojë në të gjelbër. Më
pas, në të njëjtën mënyrë shtypni butonin e aktivizimit të
lidhjes me valë në vegël.
► Fig.34: 1. Butoni i aktivizimit të lidhjes me valë
2. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
Nëse fshesa me korrent dhe vegla lidhen me sukses,
llamba e aktivizimit të lidhjes me valë do të ndizet në të
gjelbër për 2 sekonda dhe më pas do të fillojë të pulsojë
në blu.
SHËNIM: Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
përfundon pulsimin në të gjelbër pasi kalojnë 20
sekonda. Shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me
valë në vegël ndërkohë që llamba e aktivizimit të
lidhjes me valë në fshesë është duke pulsuar. Nëse
llamba e aktivizimit të lidhjes me valë nuk pulson në
të gjelbër, shtypni shkurtimisht butonin e aktivizimit të
lidhjes me valë dhe mbajeni sërish pa lëvizur.
SHËNIM: Kur kryeni dy ose më shumë regjistrime të
veglës për një fshesë me korrent, përfundojini ato një
nga një.
Nisja e funksionit të aktivizimit të
lidhjes me valë
SHËNIM: Përfundoni regjistrimin e veglës për
fshesën me korrent përpara aktivizimit të lidhjes me
valë.
SHËNIM: Gjithashtu, referojuni manualit të përdorimit
të fshesës me korrent.
Pas regjistrimit të veglës në fshesën me korrent, kjo e
fundit do të funksionojë automatikisht me mekanizmin e
funksionimit të veglës.
1.
Instaloni njësinë me valë në vegël.
2.
Lidhni tubin e fshesës me korrent me veglën.
► Fig.35
3.
Vendoseni çelësin e pushimit në fshesën me
korrent në "AUTO".
► Fig.36: 1. Çelësi i pushimit
4.
Shtypni shkurtimisht butonin e aktivizimit të lidhjes
me valë në vegël. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
do të pulsojë në blu.
► Fig.37: 1. Butoni i aktivizimit të lidhjes me valë
2. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
5.
Ndizni veglën. Kontrolloni nëse fshesa me korret
punon ndërkohë që mjeti është në punë.
Për të ndaluar aktivizimin e lidhjes me valë të fshesës
me korrent, shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me
valë në vegël.
SHËNIM: Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë në
vegël do të ndalojë pulsimin në blu kur nuk kryhet
asnjë veprim për 2 orë. Në këtë rast, vendoseni
çelësin e pushimit në fshesën me korrent në "AUTO"
dhe shtypni sërish butonin e aktivizimit të lidhjes me
valë në vegël.
SHËNIM: Fshesa me korrent ndizet/fiket me vonesë.
Diktimi i mekanizmit të funksionimit të veglës nga
fshesa me korrent kërkon pak kohë.
SHËNIM: Largësia e transmetimit të njësisë me valë
mund të ndryshojë në varësi të vendndodhjes dhe
kushteve të mjedisit përreth.
SHËNIM: Kur dy ose më shumë mjete janë të
regjistruar me një fshesë me korrent, fshesa me
korrent mund të vazhdojë të punojë edhe nëse nuk
e ndizni mjetin, pasi një përdorues tjetër po përdor
funksionin e aktivizimit me valë.
45 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hs012g

Table of Contents