Konfigurimi Fillestar - Samsung QE75QN800BTXXH User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
01 Çfarë përmban kutia?
Sigurohuni që artikujt e mëposhtëm vijnë me televizorin. Nëse
mungon ndonjë artikull, kontaktoni shitësin.
• Telekomanda inteligjente "Samsung"
• Manuali i përdorimit
• Fletëgarancia / Udhëzuesi rregullator (nuk jepet në disa
vende)
• Aparati One Connect
• Kablloja elektrike e aparatit One Connect
• Kablloja "One Connect" x 2
• Mbajtësi i kabllove One Connect (për suportin për mur)
• Ngjyrat dhe format e artikujve mund të ndryshojnë në varësi
të modeleve.
• Kabllot e papërfshira mund të blihen veçmas.
• Kontrolloni për aksesorë të fshehur prapa ose brenda
materialeve të paketimit gjatë hapjes së kutisë.
Paralajmërim: Ekranet mund të dëmtohen në
rast shtypjeje të drejtpërdrejtë, nëse nuk kapen
siç duhet. Rekomandojmë që televizori të mbahet
nga anët, siç tregohet. Për më shumë informacion
rreth përdorimit, shihni Quick Setup Guide që ka
ardhur me produktin.
Mos e prekni
këtë ekran!
Përdorimi i mbajtësit të kabllove One Connect
Mund ta përdorni mbajtësin e kabllove One Connect për të
rregulluar kabllot gjatë instalimit të suportit për mur.
02 Lidhja e televizorit me
aparatin One Connect
Për më shumë informacion për mënyrën se si të lidheni përmes
aparatit One Connect, shihni Quick Setup Guide.
• Mos e përdorni aparatin One Connect përmbys
ose në këmbë.
• Bëni kujdes që kablloja të mos pësojë ndonjë
nga rastet e mëposhtme. Kablloja "One
Connect" përmban qark elektrik.
Përthyerje
Përdredhje
Shtypja e kabllos Goditje elektrike

03 Konfigurimi fillestar

Herën e parë që ndizni televizorin, fillon menjëherë konfigurimi
fillestar. Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran dhe konfiguroni
cilësimet bazë të televizorit për t'iu përshtatur mjedisit tuaj të
shikimit.
Përdorimi i Pulti i televizorit
Televizorin mund ta ndizni me butonin Pulti i televizorit në
pjesën e poshtme të televizorit dhe më pas përdorni Menyja e
komandimit. Menyja e komandimit shfaqet kur shtypet butoni
Pulti i televizorit ndërkohë që televizori është ndezur.
• Ekrani mund të errësohet nëse nuk hiqet shtresa mbrojtëse
në stemën "SAMSUNG" ose në pjesën e poshtme të televizorit.
Hiqni membranën mbrojtëse.
Menyja e komandimit
Butoni Pulti i televizorit / Sensori i telekomandës / Çelësi i
mikrofonit
Tërheqje
Shqip - 5

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents