E Rëndësishme - Philips AC3055/51 User Manual

Hide thumbs Also See for AC3055/51:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
1
E rëndësishme
Siguria
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë
në të ardhmen.
Për të siguruar performancë optimale, sigurohuni që pastruesi të përditësohet në versionin e fundit.
Këtë përditësim mund ta bëni përmes aplikacionit Clean Home+.
Rrezik
Mos e pastroni pajisjen me ujë, me ndonjë lëng apo detergjent tjetër (që merr flakë) dhe as mos
lejoni futjen e tyre brenda pajisjes, në mënyrë që të shmangni goditjen elektrike dhe/ose ndonjë
rrezik për zjarr.
Mos spërkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet apo parfumet.
Paralajmërim
Përpara se ta lidhni pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e
rrjetit elektrik lokal.
Shmangni vendosjen e kordonit elektrik nga zona e trafikut dhe sistemojeni pranë vendit ku nuk
bëhet shkas për pengesa.
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga një pikë shërbimi e
autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni
rreziqet
Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të
kufizuara fizike, ndijuese ose mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse
ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjeve dhe nëse kuptojnë rreziqet e
përfshira. Fëmijët nën moshën 8 vjeç nuk duhet t'i afrohen pajisjes pa mbikëqyrjen e të rriturve.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.
Mos bllokoni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit, p.sh. duke vendosur objekte mbi vrimën e daljes
së ajrit ose përballë vrimës së daljes së ajrit.
Sigurohuni që objektet e huaja të mos bien brenda në pajisje nëpërmjet vrimave të daljes së ajrit.
Mos e ngrohni filtrin apo pajisjen, për të shmangur dëmtimin e pajisjes apo rrezikun nga zjarri.
Mos spërkatni ndonjë lëng në filtër për pastrim, mund të dëmtojë strukturën e brendshme të filtrit.
Ndërfaqja standarde Wi-Fi e bazuar në 802.11b/g/n në 2.4 GHz me një fuqi dalëse maksimale prej
31.62 mW EIRP.
Kujdes
Kjo pajisje nuk zëvendëson ajrimin e duhur, pastrimin e rregullt me fshesë me vakuum apo
përdorimin e një aspiratori gatimi apo ventilatori gjatë gatimit.
Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të qëndrueshme, të
niveluar dhe horizontale.
Lini të paktën 20 cm hapësirë të lirë përreth pajisjes dhe të paktën 30 cm hapësirë të lirë mbi pajisje.
Mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
Mos e vendosni pajisjen direkt poshtë një kondicioneri për të parandaluar kondensimin e tubave
brenda në pajisje.
Mbani maskë dhe doreza kur pastroni sipërfaqen e filtrit dhe/apo zëvendësoni filtrin.
Kur e hidhni filtrin izolojeni në një qese për hedhje dhe ndiqni këshillën e autoriteteve tuaja
vendore shëndetësore për administrim e sipërfaqeve që mund të jenë të infektuara.
Përdorni vetëm filtra origjinalë "Philips" të projektuar posaçërisht për këtë pajisje. Mos përdorni
asnjë filtër tjetër.
Djegia e filtrit mund të shkaktojë rrezik të paevitueshëm për njerëzit dhe/ose mund të rrezikojë
jetën e tyre. Mos e përdorni filtrin si lëndë djegëse ose për ndonjë qëllim të ngjashëm.
216 SQ

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ac3059Ac3055

Table of Contents