Skil 1053 Original Instructions Manual page 146

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• Pas fikjes së sharrës rrethore, mos e ndaloni kurrë
rrotullimin e lamës së sharrës duke ushtruar një forcë
anësore
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
2 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
3 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
4 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Montimi i lamës së sharrës 5
! hiqeni spinën
- merrni çelësin e thikës A nga vendi i mbajtjes B
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C dhe
mbajeni kur të hiqni bulonin e lamës D me çelësin e
lamës A
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
vetëm kur vegla të jetë e palëvizshme
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
- hiqni fllanxhën E
- hapni mbrojtësen e poshtme F me levën G dhe
mbajeni ndërsa montoni lamën e sharrës me
dhëmbëzat dhe shigjetën e printuar mbi lamë në të
njëjtin drejtim si shigjeta në mbrojtësen e sipërme
- lëshoni mbrojtësen e poshtme F
- montoni fllanxhën E
! sigurohuni që sipëfaqet shtrënguese H të
fllanxhave janë plotësisht të pastra dhe janë
përballë lamës
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C dhe
mbajeni ndërsa shtrëngoni bulonin e lamës me çelësin
e lamës 1/8 rrotullim pas shtrëngimit me dorë (siguron
rrëshqitjen e lamës së sharrës kur ndesh rezistencë të
madhe duke zvogëluar mbingarkesën e motorit dhe
goditjen e kthimit të sharrës)
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
• Rregullimi i thellësisë së prerjes (0-85 mm) 6
- për një prerje me cilësi optimale, lama e sharrës nuk
duhet të zgjatet më shumë se 3 mm poshtë materialit
të punës
- ngrini levën J
- ngrini/ulni këmbëzën K deri sa të caktohet thellësia e
dëshiruar e prerjes në shkallë me anë të treguesit L
- shtyjeni prapa levën J
• Rregullimi i këndit të prerjes (0-45°) 7
- lironi çelësin M
- anoni veglën deri sa të caktohet këndi i dëshiruar i
prerjes në shkallë me anë të treguesit N
- shtrëngoni çelësin M
! për prerje të pjerrëta, thellësia e prerjes nuk
përputhet me vlerën në shkallën e thellësisë së
prerjes
• Kontrolli i këndit të prerjes 90° 7
- rregulloni dhe shtrëngoni këmbëzën K në maksimumin
e thellësisë së prerjes 6
- rregulloni dhe shtrëngoni këndin e prejes në 0°
- kontrolloni për një kënd 90° midis lamës dhe fundit të
këmbëzës me një katror
• Treguesi i vijës së prerjes P 8
- për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të
shënuar në materialin e punës
- për një prerje të drejtë 0° ose të pjerrët 45° përdorni
vijën e treguesit përkatës
! pjesa e gjerë e këmbëzës duhet të qëndrojë në
pjesën e mbështetur të materialit
! gjerësia e prerjes përcaktohet nga gjerësia e
dhëmbëzave të lamës dhe jo nga gjerësia e trupit
të lamës
! bëni gjithmonë prerje provë në fillim për të
verifikuar vijën aktuale të prerjes
• Thithja e pluhurave
- lidhni fshesën me korrent në pjesën e zgjatimit Q 9
! mos lejoni kurrë që tubi i fshesës me korrent të
ndërhyjë në mbrojtësen e poshtme ose gjatë
veprimit të prerjes
- ju mund të përdorni edhe një qese për pluhurat
(aksesori 2610387402 nga SKIL)
! mos përdorni një qese pluhurash/fshesë me
korrent kur prisni metale
• Funksionimi i veglës 9
- lidhni spinën me burimin e energjisë
- mbajeni gjithmonë fort dorezën R me një dorë dhe
dorezën S me dorën tjetër
- vendoseni veglën me pjesën e përparme të këmbëzës
rrafsh me materialin e punës
! sigurohuni që dhëmbëzat e sharrës të mos jenë
në kontakt me materialin e punës
- ndizni veglën duke shtypur në fillim çelësin T (=
çelësin e sigurisë që nuk mund të bllokohet) dhe më
pas tërhiqni çelësin e aktivizimit V
! vegla duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para të
lama të hyjë në materialin e punës
- mbrojtësja e poshtme F hapet automatikisht kur lama
e sharrës hyn në materialin e punës (hapni mbrojtësen
e poshtme në mënyrë manuale duke përdorur levën G
vetëm për prerje të veçanta si prerje me zhytje)
! mos e sforconi pajisjen (ushtroni trysni të lehtë dhe
në vazhdim për të shmangur mbinxehjen e majave të
thikave dhe, në rast të prerjes së plastikës, shkrirjen e
materialit plastik)
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- pasi të përfundoni prerjen, fikeni veglën duke lëshuar
çelësin V
! sigurohuni që lama të ketë ndaluar plotësisht para
se ta hiqni veglën nga materiali i punës
• Vendoseni gjithmonë poshtë anën më të mirë të materialit
për të siguruar krijimin minimal të ashklave
• Përdorni vetëm lama të mprehta si dhe të llojit të duhur 0
- cilësia e prerjes rritet sipas numrit të dhëmbëzave
- lamat me maja karbidi qëndrojnë të mprehta deri 30
herë më shumë se sa lamat e zakonshme
• Treguesi paralel W !
- për kryerjen e prerjeve të sakta përgjatë anës së
materialit
- mund të futet në secilën nga anët e këmbës
Rregulimi i treguesit paralel
- lironi çelësin Y
- rregulloni gjerësinë e dëshiruar të prerjes duke përdorur
shkallën e treguesit paralel (përdorni treguesin e vijës
së prerjes P si 0-referencë)
- shtrëngoni çelësin Y
146

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents