Makita UB002CZ Instruction Manual page 31

Battery powered backpack blower
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Mos e futni folenë me forcë. Nëse foleja
nuk futet lehtë, nuk po e futni siç duhet.
VINI RE:
Kur shkëputni folenë nga priza, mos
mbani me dorë kordonin, por mbani me dorë
folenë. Ndryshe, kordoni mund të dëmtohet dhe të
shkaktojë keqfunksionim të makinerisë.
Për ta hequr paketën elektrike portative, kryeni
procedurën e anasjelltë të instalimit.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
► Fig.20: 1. Treguesi i baterisë 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit për të treguar kapacitetin e
mbetur të baterisë.
Gjendja e treguesit të baterisë
Ndezur
Fikur
SHËNIM: Llamba treguese për kapacitetin e mbetur të
baterisë është vetëm për referencë. Kapaciteti aktual
i baterisë mund të ndryshojë në varësi të kushteve të
përdorimit ose të temperaturës së ambientit.
SHËNIM: Kur makineria është në punë, llamba
treguese nuk ndriçon as kur shtypni butonin e kontrollit.
SHËNIM: Llamba fiket automatikisht pas pak sekondave.
Sistemi i mbrojtjes së makinerisë/
baterisë
Makineria është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
makinerisë/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e
makinerisë dhe baterisë. Makineria do të ndalojë
automatikisht gjatë punës nëse makineria ose bateria
janë vendosur sipas njërit prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse bateria përdoret në mënyrë të tillë që të kërkojë
nivele të larta anormale rryme, makineria ndalon
automatikisht dhe llamba e rrymës kryesore pulson
në ngjyrë të gjelbër. Në këtë situatë, fikeni makinerinë
dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën. Pastaj
ndizeni makinerinë për ta rinisur.
SHËNIM: Llamba kryesore e energjisë pulson
gjithashtu në të gjelbër dhe makineria ndalon
automatikisht nëse përdoret për kohë të gjatë pa
pushuar. Në këtë rast, lëshoni këmbëzën e çelësit
dhe kthejeni deri në fund levën e kontrollit, dhe më
pas tërhiqni sërish këmbëzën e çelësit për të rindezur
makinerinë.
Kapaciteti
i mbetur i
baterisë
Duke pulsuar
50% deri
100%
20% deri 50%
0% deri 20%
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur makineria ose bateria është mbinxehur, makineria
ndalon automatikisht dhe llamba e rrymës kryesore
ndizet në të kuqe. Në këtë rast, lëreni makinerinë
dhe baterinë të ftohen përpara se ta ndizni sërish
makinerinë.
SHËNIM: Llamba kryesore e energjisë pulson në të
kuqe kur bateria mbinxehet.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk mjafton, makineria ndalon
automatikisht dhe llamba e rrymës kryesore pulson
në të kuqe. Në këtë rast, hiqni baterinë nga makineria
dhe karikoni baterinë ose ndërrojeni baterinë me një të
karikuar plotësisht.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë makinerinë dhe i lejon asaj
të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjithë hapat
e mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur makineria ka
arritur në ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të
punës.
1.
Fikeni makinerinë dhe pastaj rindizeni për të
rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të
karikuara.
3.
Lëreni makinerinë dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e
sistemit të mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të
shërbimit të Makita.
VINI RE:
Nëse pajisja ndalon për një shkak që
nuk është përshkruar më lart, referojuni seksionit
për ndreqjen e problemeve.
Çelësi i rrymës kryesore
PARALAJMËRIM:
rrymës kryesore kur nuk është në përdorim.
Për ta ndezur makinerinë, shtypni çelësin kryesor të
energjisë. Për ta fikur, shtypni sërish çelësin kryesor të
energjisë.
► Fig.21: 1. Llamba e rrymës kryesore 2. Çelësi i
rrymës kryesore
SHËNIM: Makineria përdor funksionin e fikjes
automatike. Për të shmangur ndezjen pa dashje,
çelësi i rrymës kryesore do të mbyllet automatikisht
kur makineria nuk përdoret për një periudhë të
caktuar kohe pas ndezjes së çelësit të rrymës
kryesore.
SHËNIM: Nëse llamba e rrymës kryesore ndizet
në të kuqe ose pulson në të kuqe ose në të gjelbër,
referojuni udhëzimeve për sistemin e mbrojtjes së
makinerisë/baterisë.
31 SHQIP
Gjithmonë fikeni çelësin e

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ub002c

Table of Contents