Makita UB002CZ Instruction Manual page 27

Battery powered backpack blower
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse
për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e
tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
4.
Për të parandaluar irritimin nga pluhuri, rekomandohet
të mbahet maskë mbrojtëse për fytyrën.
5.
Gjatë përdorimit të makinerisë vishni
gjithmonë këpucë mbrojtëse dhe që nuk
rrëshqasin. Çizmet dhe këpucët e sigurisë kundër
rrëshqitjes dhe me majë të mbyllur reduktojnë
rrezikun e lëndimit.
Përdorimi
Fikeni fryrësen dhe hiqni kutinë e baterisë dhe
1.
sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë
ndaluar plotësisht:
sa herë që largoheni nga fryrësja;
përpara pastrimit të bllokimeve;
përpara se të kontrolloni, pastroni apo të
kryeni punë në fryrëse;
nëse fryrësja nis të ketë dridhje jonormale.
2.
Përdoreni fryrësen vetëm gjatë ditës ose në
kushte të mira ndriçimi artificial.
3.
Mos u zgjatni më shumë se ç'është e
mundur dhe gjithmonë ruani ekuilibrin dhe
mbështetjen e këmbëve.
4.
Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në
zona të pjerrëta.
Ecni, mos vraponi asnjëherë.
5.
6.
Mbajini të pastra nga papastërtitë të gjitha
hyrjet e ajrit të ftohjes.
Mos i fryni kurrë mbeturinat në drejtimin e
7.
njerëzve të tjerë të pranishëm.
Përdoreni fryrësen në një pozicion të
8.
rekomanduar dhe vetëm në sipërfaqe të fortë.
9.
Mos e përdorni fryrësen në vende të larta.
10. Kur përdorni fryrësen, mos ia drejtoni asnjëherë
grykëzën personave që ndodhen pranë.
Mos e bllokoni kurrë folenë e thithjes dhe/ose
11.
daljen e fryrëses.
Bëni kujdes të mos e bllokoni hyrjen
e thithjes ose të fryrjes me pluhura
apo papastërti, kur punoni në zonë me
pluhura.
Mos përdorni grykëza të ndryshme nga
ato që ofrohen nga Makita.
Mos e përdorni fryrësen për të fryrë topa,
gomone ose artikuj të ngjashëm.
12. Mos e përdorni fryrësen pranë dritareve të
hapura etj.
13. Rekomandohet përdorimi i fryrëses vetëm në
orar të arsyeshëm - jo herët në mëngjes ose
natën vonë, kur mund të shqetësoni njerëzit.
14. Përpara fryrjes, rekomandohet përdorimi i
krehrave dhe fshesave për të liruar papastërtitë.
15. Rekomandohet të përdorni hundëzën e gjatë
në mënyrë që rryma e ajrit të mund të punojë
afër me dyshemenë.
16. Nëse fryrësja godet objekte të huaja ose
nëse fillon të nxjerrë zhurma ose dridhje të
pazakonta, fikeni menjëherë fryrësen për ta
ndaluar. Hiqeni kutinë e baterisë nga fryrësja
dhe kontrollojeni fryrësen për dëme përpara
se ta rindizni dhe ta vini në punë. Nëse
fryrësja është e dëmtuar, kërkojini qendrës së
autorizuar të shërbimit të Makita që ta riparojë.
17. Mos fusni gishta ose objekte të tjera në folenë
e thithjes ose daljen e fryrëses.
18. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin e
fikjes përpara se të fusni kutinë e baterisë, ta
ngrini ose ta transportoni fryrësen. Mbajtja e
fryrëses me gishtin mbi çelës ose furnizimi
me energji i fryrëses që e ka çelësin e ndezur
bëhen shkak për aksidente.
19. Mos fryni kurrë materiale të rrezikshme, si
p.sh. gozhda, copa xhami apo sende me teh.
20. Mos e përdorni fryrësen pranë materialeve të
ndezshme.
21. Shmangni punën me fryrëse për periudha të
gjata në ambiente me temperaturë të ulët.
22. Mos e përdorni makinerinë kur ka rrezik rrufesh.
23. Kur e përdorni makinerinë në tokë me baltë,
pjerrësi të lagur, ose vend të lagur, kushtojini
kujdes vendosjes së këmbëve.
24. Mos e përdorni makinerinë në mot të keq ku
shikueshmëria është e kufizuar. Nëse nuk veproni
kështu mund të shkaktohet rrëzim ose funksionim i
pasaktë për shkak të shikueshmërisë së ulët.
25. Mos e zhytni makinerinë në pellgje.
26. Mos e lini makinerinë të pamonitoruar
përjashta në shi.
27. Mos e përdorni makinerinë në borë.
28. Gjatë përdorimit, mbajeni kordonin larg nga
pengesat. Kordoni do të kapet nga pengesat
dhe mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
1.
Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara për t'u siguruar që fryrësja është
në kushte të sigurta pune.
Nëse pjesët janë të konsumuara ose të
2.
dëmtuara, zëvendësojini me pjesë të ofruara
nga Makita.
3.
Ruajeni fryrësen në një vend të thatë larg fëmijëve.
Kur e ndaloni fryrësen për kontroll, shërbim,
4.
magazinim apo ndërrim aksesorësh, fikeni
fillimisht dhe sigurohuni që të gjitha pjesët
lëvizëse të ndalojnë plotësisht, si dhe hiqni
kutinë e baterisë. Lëreni fryrësen të ftohet
përpara se të bëni punë mbi të. Mirëmbajeni
fryrësen me kujdes dhe mbajeni të pastër.
5.
Gjithmonë lëreni fryrësen të ftohet përpara se
ta magazinoni.
27 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ub002c

Table of Contents