Electrolux LUT6NF18S User Manual page 3

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

  • ENGLISH, page 19
apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini
udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen
lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Fëmijët e moshës nga 3 deri 8 vjeç lejohen që të
mbushin dhe zbrazin pajisjen me kusht që të kenë
marrë udhëzimet e duhura.
Kjo pajisje mund të përdoret nga personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse, me
kusht që të mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg
nga pajisja, përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të
vazhdueshme.
Fëmijët duhet të mbikqyren për t'u siguruar se nuk
luajnë me pajisjen.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
1.2 Siguria e përgjithshme
Kjo paisje përdoret vetëm për ruajtjen e ushqimeve
dhe pijeve.
Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në
ambient të brendshëm.
Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli,
dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të
ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht)
nivelet e përdorimit shtëpiak.
Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, respektoni
udhëzimet e mëposhtme:
SHQIP
3

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents