Makita UB402MP Original Instruction Manual page 168

Blower attachment
Hide thumbs Also See for UB402MP:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Dridhja
Ekspozimi ndaj dridhjeve të tepërta lëndon enët
1.
e gjakut ose sistemin nervor të përdoruesit
dhe shkakton simptomat e mëposhtme në
gishta, duar ose kyçet e duarve: Mpirje, cuksje,
dhimbje, ndjesi shpuese, ndryshim të ngjyrës
së lëkurës ose të vetë lëkurës. Nëse ju shfaqet
ndonjë nga këto simptoma, shkoni te mjeku.
Për të ulur rrezikun e "sëmundjes së dridhjeve të
shpeshta", mbajini duart të ngrohta gjatë punës
dhe mirëmbajeni makinerinë dhe aksesorët.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
1.
Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara për t'u siguruar që fryrësja është
në kushte të sigurta pune.
2.
Nëse pjesët janë të konsumuara ose të dëmtuara,
zëvendësojini me pjesë të ofruara nga Makita.
3.
Ruajeni fryrësen në një vend të thatë larg
fëmijëve.
4.
Kur e ndaloni fryrësen për kontroll, shërbim,
magazinim apo ndërrim aksesorësh, fikeni
fillimisht dhe sigurohuni që të gjitha pjesët
lëvizëse të ndalojnë plotësisht, si dhe hiqni
kutinë e baterisë. Lëreni fryrësen të ftohet
përpara se të bëni punë mbi të. Mirëmbajeni
fryrësen me kujdes dhe mbajeni të pastër.
Gjithmonë lëreni fryrësen të ftohet përpara se
5.
ta magazinoni.
Mos e ekspozoni fryrësen ndaj shiut. Ruajeni
6.
fryrësen në ambiente të mbyllura.
7.
Kur e ngrini fryrësen, sigurohuni të përkulni
gjunjët dhe bëni kujdes të mos lëndoni mesin.
8.
Pastroni gjithmonë pluhurin dhe papastërtitë
nga pajisja. Mos përdorni kurrë benzinë,
benzol, hollues, alkool dhe lëndë të ngjashme
për pastrim. Kjo mund të rezultojë në çngjyrosje,
deformim ose krisje të pjesëve përbërëse plastike.
9.
Mos u përpiqni të kryeni mirëmbajtje ose
riparime që nuk përshkruhen në këtë broshurë
ose manual përdorimi të njësisë elektrike.
Këto punime duhen kryer në qendrat tona të
autorizuara të shërbimit.
10. Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe
ndërrimin e aksesorëve.
11.
Përdorni gjithmonë vetëm pjesë këmbimi
origjinale dhe aksesorë origjinalë. Përdorimi i
pjesëve ose aksesorëve të furnizuar nga një palë e
tretë mund të shkaktojë prishje të pajisjes, dëmtim
të pronës dhe/ose lëndim serioz të personit.
12. Makineria duhet të inspektohet dhe të
mirëmbahet në intervale të rregullta nga
qendrat tona të autorizuara të shërbimit.
13. Përpara se ta magazinoni makinerinë,
pastrojeni tërësisht dhe kryeni shërbimet e
mirëmbajtjes. Hiqni kutinë e baterisë.
14. Mos e mbështesni pajisjen te ndonjë objekt
tjetër, si p.sh. në mur. Ajo mund të bjerë papritur
dhe të shkaktojë lëndime.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
1.
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
2.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
3.
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
4.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
5.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
6.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130
°C mund të shkaktojë shpërthim.
7.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
Siguria elektrike dhe e baterisë
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund
1.
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
2.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund të
dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë toksik
nëse gëlltitet.
Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të lagura.
3.
4.
Mos e karikoni baterinë në ambiente të jashtme.
5.
Mos e manovroni me duar të lagura karikuesin,
as spinën dhe kontaktet e tij.
Shërbimi
1.
Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person
i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të
sigurt veglën elektrike.
2.
Asnjëherë mos e kryeni vetë shërbimin e
paketave të dëmtuara të baterive. Shërbimi i
paketave të baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara nga
përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin
me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
168 SHQIP
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents