Electrolux CombiQuick 800 User Manual page 8

Microwave combi-oven
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 80
• Sigurohuni që hapësira e brendshme dhe
dera të fshihen e të thahen pas çdo
përdorimi. Avulli që krijohet gjatë
përdorimit të pajisjes kondensohet në
muret e hapësirës së brendshme dhe
mund të shkaktojë gërryerje.
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Yndyrat dhe ushqimi që mbeten në pajisje
mund të shkaktojnë zjarr dhe qark elektrik
kur vihet në përdorim funksioni i
mikrovalës.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Përdorimi i qelqurinave
Lëvizja e qelqurinave pa ushtruar kujdesin e
duhur mund të rezultojë në thyerje, ciflosje,
krisje apo gërvishtje serioze:
• Mos derdhni ujë të ftohtë apo lëngje të
tjera mbi qelqurina sepse rënia e papritur
e temperaturës mund të shkaktojë thyerje
të menjëhershme të qelqit. Copat e thyera
të qelqit mund të jenë jashtëzakonisht të
mprehta dhe të vështira për t'u parë.
• Mos vendosni qelqurina të nxehta në një
sipërfaqe të lagur ose të ftohtë, direkt mbi
bango apo sipërfaqe metalike ose në
lavaman, ose mos i prekni qelqurinat e
nxehta me copë të lagur.
• Mos i përdorni ose riparoni qelqurinat që
janë ciflosur, krisur apo janë me gërvishtje
serioze.
• Mos i rrëzoni apo godisni qelqurinat ndaj
një objekti të fortë ose mos i përplasni
takëmet me të.
• Mos i nxehni qelqurinat e zbrazura ose
pothuajse të zbrazura në mikrovalë, ose
mos e mbinxehni në to vaj ose gjalpë në
mikrovalë (përdorni kohën minimale të
gatimit).
Lërini qelqurinat e nxehta të ftohen mbi një
raft për ftohje, mbajtëse enësh apo pëlhurë të
thatë. Sigurohuni që qelqurinat të jenë ftohur
8
SHQIP
mjaftueshëm përpara se t'i lani, vendosni në
frigorifer apo në ngrirje.
Shmangni prekjen e qelqurinave të nxehta
(duke përfshirë enët me sipërfaqe kapjeje
prej silikoni) pa kapëse të thata enësh.
Shmangni keqpërdorimin e mikrovalës (p.sh.
përdorimin e furrës pa ngarkesë apo me
ngarkesë të vogël).
2.6 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
• Ky produkt përmban një burim drite të
klasit G të efikasitetit të energjisë.
• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifike.
2.7 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
2.8 Hedhja
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
• Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për
informacion se si ta hidhni pajisjen.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
që fëmijët kafshët shtëpiake të ngecin
brenda pajisjes.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Evl6e46xEvl6e46zOom805nz

Table of Contents