Përshkrimi I Punës - Makita LF1000 Instruction Manual

Flip over saw
Hide thumbs Also See for LF1000:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Mbrojtësja e diskut
Fig.4
Fig.5
Fig.6
KUJDES:
Sigurohuni që doreza nuk mund të ulet pa shtypur
levën pranë dorezës majtas.
Sigurohuni që mbrojtëset e poshtme të diskut A
nuk hapen, përveçse nëse leva pranë dorezës
shtyhet në pozicionin më të lartë të dorezës.
Sigurohuni që mbrojtësja e poshtme e diskut C
është vendosur para përdorimit në modalitet
sharre të prerjes me kënd.
Gjatë uljes së dorezës ndërkohë që leva shtyhet majtas,
mbrojtësja e poshtme e diskut A ngrihet automatikisht.
Mbrojtësja e poshtme e diskut B ngrihet kur bie në
kontakt me materialin e punës. Mbrojtëset e poshtme të
diskut janë të pajisura me sustë, kështu që pas
përfundimit të prerjes dhe pas ngritjes së dorezës
kthehen në pozicionin e tyre fillestar. Mbrojtësja e
sipërme e diskut ulet plotësisht mbi sipërfaqen e
sipërme të tavolinës pasi materiali i punës ka kaluar nën
të. MOS I PENGONI DHE MOS I HIQNI ASNJËHERË
MBROJTËSET E POSHTME TË DISKUT, SUSTËN E
VENDOSUR TE MBROJTËSJA E POSHTME E
DISKUT OSE MBROJËSEN E SIPËRME TË DISKUT,
me përjashtim të rastit të mëposhtëm.
Në të mirë të sigurisë suaj personale, mbajeni secilën
mbrojtëse disku gjithmonë në gjendje të mirë pune. Çdo
funksionim jo i mirë i mbrojtëseve duhet të korrigjohet
menjëherë. Kontrolloni për të siguruar veprimin kthyes
të sustës së mbrojtëseve të poshtme të diskut. MOS E
PËRDORNI
ASNJËHERË
MBROJTËSJA E POSHTME E DISKUT, SUSTA OSE
MBROJTËSJA E SIPËRME E DISKUT JANË TË
DËMTUARA, ME DEFEKT OSE TË HEQURA, me
përjashtim të rastit që shënohet më poshtë. KY VEPRIM
ËSHTË SHUMË I RREZIKSHËM DHE MUND TË
SHKAKTOJË LËNDIM TË RËNDË TË PERSONIT.
SHËNIM:
Mbrojtëset mund të hiqen vetëm në rastet e
mëposhtme. Mbrojtësja e poshtme e diskut C
hiqet vetëm kur vegla përdoret në modalitetin e
sharrës së tavolinës. Mbrojtësja e sipërme e diskut
hiqet vetëm kur vegla përdoret në modalitetin e
sharrës së prerjes me kënd.
VEGLËN
NËSE
44
Nëse ndonjëra nga këto mbrojtëse të tejdukshme të
diskut ndotet ose nëse mbi to ngjitet tallash druri në një
mënyrë të tillë që disku nuk është më lehtësisht i
dukshëm, hiqeni sharrën nga priza dhe pastroni me
kujdes mbrojtëset me një leckë të lagur. Mos përdorni
tretës ose pastrues të tjerë me bazë nafte mbi
mbrojtësen plastike.
Nëse mbrojtësja e poshtme e diskut A është ndotur tej
mase dhe shikimi nëpërmjet mbrojtëses pengohet,
veproni si vijon. Ngrijeni dorezën plotësisht. Më pas
hiqni diskun e sharrës. (Referojuni seksionit "Vendosja
ose heqja e diskut të sharrës"). Ngrijeni mbrojtësen e
poshtme të diskut A ndërsa leva shtyhet majtas. Me
mbrojtësen e poshtme të diskut A në këtë pozicion,
pastrimi mund të kryhet më i plotë dhe më efikas. Pas
përfundimit të pastrimit, kryeni procedurën e anasjelltë
të procedurës së mësipërme dhe fiksoni bulonin.
Në të njëjtin rast, për heqjen e mbrojtëses së sipërme të
diskut, siç u përmend më sipër, shtyni butonin që
ndodhet në pjesën e përparme të saj deri në sipërfaqen
më të lartë dhe hiqni mbrojtësen e sipërme të diskut.
Pas përfundimit të pastrimit gjithmonë rivendoseni atë
në mënyrë të sigurt.
Në rast se ndonjëra nga mbrojtëset e disqeve me
kalimin e kohës ose për shkak të ekspozimit në rreze
Ultra Violet çngjyroset, kontaktoni një qendër shërbimi
të Makita-s për të vendosur një mbrojtëse të re. MOS I
PENGONI DHE MOS I HIQNI MBROJTËSET.
Ruajtja e kapacitetit prerës maksimal
Fig.7
Vegla është rregulluar në fabrikë për të ofruar kapacitet
maksimal prerjeje për një disk sharre 260 mm.
Gjatë instalimit të një disku të ri, kontrolloni gjithmonë
pozicionin e kufirit të poshtëm të diskut dhe, nëse është
e nevojshme, rregullojeni si vijon:
KUJDES:
Kur të ndërroni mbrojtëset hiqeni veglën nga priza.
Si fillim hiqeni veglën nga priza. Më pas uleni dorezën
plotësisht. Përdorni çelësin për ta rrotulluar bulonin e
rregullimit derisa pjesa periferike e diskut të zgjatet
paksa nën sipërfaqen e sipërme të bankës së
rrotullueshme, në pikën ku pjesa ballore e rigës
udhëzuese prek sipërfaqen e sipërme të bankës së
rrotullueshme.
Me veglën të hequr nga priza, rrotulloni diskun me dorë
ndërkohë që mbani dorezën të ulur poshtë fare që të
siguroheni që disku të mos prekë asnjë pjesë të bazës
së poshtme. Rregullojeni pak, nëse është nevoja.
KUJDES:
Pas instalimit të një disku të ri, sigurohuni
gjithmonë që disku nuk prek asnjë pjesë të bazës
së poshtme kur doreza është e ulur plotësisht.
Bëjeni këtë veprim gjithmonë me veglën të hequr
nga priza.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents