Makita 9237CB Instruction Manual page 16

Hide thumbs Also See for 9237CB:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi ose heqja e pllakës prej
leshi (aksesor opsional)
Për veglat që janë të pajisura me pllakë
mbështetëse.
► Fig.8: 1. Blloku prej leshi 2. Bokulla 18
3. Mbështetësja e rrotave 4. Boshti
5. Bllokimi i boshtit
Për të instaluar pllakën prej leshi, në fillim hiqni
papastërtitë ose mbetjet e huaja nga pllaka
mbështetëse. Shtypni bllokimin e boshtit dhe vidhosni
pllakën mbështetëse në bosht. Futeni bokullën 18 në
vrimën në qendër të pllakës mbështetëse.
Duke përdorur bokullën 18 si udhëzues për pozicionim,
instaloni pllakën prej leshi në pllakën mbështetëse
me bokullën 18 të futur përmes vrimës në qendër të
pllakës prej leshi. Më pas hiqni bokullën 18 nga pllaka
mbështetëse.
Për të hequr pllakën prej leshi, vetëm griseni nga pllaka
mbështetëse. Më pas zhvidhosni pllakën mbështetëse
ndërkohë që mbani shtypur bllokimin e boshtit.
Instalimi ose heqja e kapuçit prej
leshi (aksesor opsional)
Për veglat që janë të pajisura me bllok gome.
► Fig.9: 1. Kapuç leshi 2. Dadoja e bllokimit 3. Blloku
prej gome 4. Boshti 5. Bllokimi i boshtit
Montoni bllokun e gomës në bosht. Vidhosni dadon
bllokuese në bosht.
► Fig.10: 1. Çelësi i dados së bllokimit 2. Bllokimi i
boshtit
Për ta shtrënguar dadon bllokuese, shtypni bllokimin
e boshtit aq fort sa boshti të mos rrotullohet më, pastaj
përdorni çelësin e dados së bllokimit dhe shtrëngojeni
mirë në drejtim orar.
Për ta hequr bllokun e gomës, ndiqni procedurën e
kundërt të instalimit.
► Fig.11
Vendosni kapuçin prej leshi mbi bllokun e gomës. Lidhni
nyjën dhe futeni atë dhe të gjitha fijet e lira midis kapuçit
të leshit dhe bllokut të gomës.
Instalimi i mbajtëses anësore
(doreza) (aksesor opsional)
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja anësore është
instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
► Fig.12
PËRDORIMI
Punimet e lëmimit
► Fig.13
KUJDES:
Vendosni gjithmonë syzet e sigurisë ose
mbrojtëse fytyre gjatë punës.
Mbajeni veglën fort. Ndizeni veglën dhe më pas vendosni
kapuçin/pllakën prej leshi në materialin e punës.
Në përgjithësi mbajeni kapuçin/pllakën prej leshi në një
kënd prej 15 gradësh me sipërfaqen e materialit të punës.
Ushtroni vetëm pak presion. Presioni i tepërt do të
rezultojë në performancë të dobët dhe konsumim të
parakohshëm të kapuçit/pllakës prej leshi.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrimi i kapakut të kutisë së pluhurave
► Fig.14: 1. Vida 2. Kapaku për pluhurin
Pastroni kapakun e kutisë së pluhurave kur të jetë e
nevojshme sipas hapave të mëposhtëm:
1.
Hiqni vidën mbi kapakun e kutisë së pluhurave.
2.
Hiqni kapakun e kutisë së pluhurave.
3.
Fshijeni kapakun e kutisë së pluhurave për të
hequr papastërtitë.
4.
Bashkërendisni grepin e kapakut të kutisë së
pluhurave me folenë mbi dorezë.
Shtrëngojeni kapakun e kutisë së pluhurave me vidë.
5.
Nëse kapaku i kutisë së pluhurave është i thyer ose
bëhet shumë pis, zëvendësojeni.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.15: 1. Shenja kufizuese
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën
kufi. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë
lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
► Fig.16: 1. Kaçavida 2. Kapaku i mbajtëses së
karboncinave
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
16 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents