Makita 9237CB Instruction Manual page 14

Hide thumbs Also See for 9237CB:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimet si lëmimi, smerilimi, pastrimi me furçë me
2.
spica teli, lustrimi ose prerja nuk rekomandohen
për t'u kryer me këtë vegël elektrike. Veprimet për të
cilat vegla elektrike nuk është e përshtatshme mund të
krijojnë rrezik dhe të shkaktojnë dëmtim personal.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
3.
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës.
Fakti që aksesori mund të lidhet me veglën tuaj
elektrike, nuk garanton për një proces të sigurt.
Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
4.
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund
të thyhen dhe të ndahen në copa.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
5.
duhet të jetë brenda kapacitetit të matur të veglës
elektrike. Aksesorët me përmasa të gabuara nuk
mund të mbrohen ose të kontrollohen siç duhet.
Montimi me fileto i aksesorëve duhet të
6.
përputhet me fileton e boshtit të veglës. Për
aksesorët e montuar me flanxha, vrima e
boshtit të aksesorit duhet të përputhet me
diametrin e folesë së flanxhës. Aksesorët që nuk
përputhen me pjesën montuese të veglës elektrike
do të humbasin ekuilibrin, do të lëkunden jashtë
mase dhe mund të shkaktojnë humbjen e kontrollit.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara
7.
secilit përdorim, kontrollojeni aksesorin, si p.sh.
mbështetëset e rrotave, për plasaritje, grisje ose
konsumim të tepërt. Nëse vegla elektrike ose rrota
ju bien, kontrolloni për dëmtime ose instaloni një
aksesor të padëmtuar. Pas inspektimit dhe instalimit
të aksesorëve, qëndroni me personat e tjerë larg
trajektores së rrotullimit të aksesorit dhe lëreni
veglën elektrike të punojë me shpejtësi maksimale
pa ngarkesë për një minutë. Aksesorët e dëmtuar
zakonisht do të shkëputen nga vegla gjatë këtij testi.
Mbani veshur pajisje mbrojtëse personale. Në varësi
8.
të aplikacionit, përdorni mbrojtëse për fytyrën ose
syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas rastit,
mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse për
dëgjimin, doreza dhe përparëse mbrojtëse që mund
të ndalojë copëzat abrazive ose të materialit të punës.
Mbrojtësja e syve duhet të ketë aftësi të ndalojë copat
fluturuese që prodhohen nga veprimet e ndryshme.
Maska kundër pluhurit ose respiratori duhet të jenë në
gjendje të filtrojnë grimcat e prodhuara nga funksionimi i
pajisjes. Ekspozimi për një kohë të gjatë në zhurma me
intensitet të lartë mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e punës.
9.
Kushdo që hyn në zonën e punës duhet të mbajë
veshur mjetet mbrojtëse personale. Copëzat e materialit
të punës ose të një aksesori të thyer mund të fluturojnë larg
dhe të shkaktojnë dëmtime përtej zonës ku punohet.
10. Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt rrotës rrotulluese.
Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri sa
11.
aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori që
rrotullohet mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
12. Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj. Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
13. Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës
elektrike. Ventilatori i motorit do ta tërheqë pluhurin
brenda folesë dhe akumulimi i tepërt i pluhurit të
metalit mund të shkaktojë rreziqe elektrike.
14. Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme. Shkëndijat mund t'i
ndezin këto materiale.
15. Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.
Zmbrapsja dhe paralajmërimet në lidhje me të
Zmbrapsja është një reagim i shpejtë që ndodh kur
disku prerës, mbështetësja e rrotës, furça ose çdo
aksesor tjetër bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja
shkaktojnë ndalesë të menjëhershme të aksesorit
rrotullues, i cili si pasojë bën që pajisja elektrike e
pakontrolluar të shtyhet në drejtimin e kundërt të
rrotullimit të aksesorit deri në pikën e lidhjes.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit të pajisjes
elektrike dhe procedurave ose kushteve të pasakta të
përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat e
mëposhtme parandaluese.
a) Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese. Përdorni gjithmonë
dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për një
kontroll maksimal mbi kundërveprimin ose
reagimin rrotullues gjatë ndezjes. Përdoruesi
mund të kontrollojë reagimet rrotulluese ose forcat
kundërvepruese, nëse merren masa parandaluese.
b) Mos e vini kurrë dorën pranë aksesorit rrotullues.
Aksesori mund të kundërveprojë mbi dorën tuaj.
c) Mos e poziciononi trupin tuaj në zonën ku vegla
elektrike do të lëvizë nëse ndodh kundërveprimi.
Kundërveprimi do ta dërgojë veglën në drejtimin e
kundërt të lëvizjes së diskut në pikën e ngecjes.
d) Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në
cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit. Cepat, anët e mprehta
ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton
humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.
e) Mos vendosni një fletë sharre me zinxhir për drutë
ose një fletë sharre të dhëmbëzuar. Fletët e tilla krijojnë
kundërveprime të shpeshta dhe humbje kontrolli.
Paralajmërime specifike për sigurinë gjatë
veprimeve të lustrimit:
a) Mos i lejoni pjesë të lira të kapuçit pastrues
ose fijet e tij lidhëse të lëvizin lirshëm. Palosni
ose prisni fijet e lëshuara lidhëse. Fijet e
lëshuara mund t'ju ngatërrojnë gishtat ose të
ngecin në materialin e punës.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
16. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
17. Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
18. Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës
qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.
19. Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
14 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents