Makita BO5040 Instruction Manual page 16

Random orbit sander
Hide thumbs Also See for BO5040:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1. Aplikimi i dyllit
► Fig.20: 1. Bllok sfungjeri
Përdorni një pllakë sfungjeri opsionale. Aplikoni
dyllë në pllakën e sfungjerit ose në sipërfaqen e
punës. Vegla duhet të punojë në shpejtësi të ulët
për të shpërndarë dyllin.
SHËNIM:
Në fillim përhapni dyllin në një pjesë jo të
dukshme të sipërfaqes së punës për t'u siguruar
që vegla të mos e gërvishtë sipërfaqen ose të
mos bëjë shpërndarje jo uniforme të dyllit.
Përdoreni veglën gjithmonë në shpejtësi të ulët.
Përdorimi në shpejtësi të lartë mund ta bëjë
dyllin të sprucojë.
2. Heqja e dyllit
► Fig.21: 1. Blloku prej stofi
Përdorni një pllakë të presuar opsionale. Vegla
duhet të punojë në shpejtësi të ulët për të hequr
dyllin.
3. Lustrimi
► Fig.22: 1. Kapuç leshi
Përdorni një pllakë leshi opsionale. Vëreni veglën
në punë në shpejtësi të ulët dhe vendosni pllakën
e leshit me ngadalë mbi sipërfaqen e punës.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit
të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të
Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Disqet abrazive të llojit me kapje (me vrima të
shpuara paraprakisht)
Pllakë sfungjeri e llojit me kapje
Mbajtësi i qeses së pluhurit prej letre
(Vetëm për BO5041)
Pllakë leshi të presuar e llojit me kapje
Pllakë leshi e llojit me kapje
Qese pluhuri prej letre
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
16 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Bo5041

Table of Contents