Dëgjimi; Mbroni Pajisjen Tuaj Nga Përmbajtjet E Dëmshme; Mjetet; Mjedise Të Mundshme Shpërthyese - Nokia 3.1 Plus User Manual

Hide thumbs Also See for 3.1 Plus:
Table of Contents

Advertisement

Nokia 3.1 Plus Udhëzues Përdorues
DËGJIMI
Paralajmërim: Gjatë përdorimit të kufjeve, mund të mos dëgjoni tingujt e ambientit që ju
rrethon. Mos i përdorni kufjet atëherë kur ato mund të rrezikojnë sigurinë tuaj.
Disa pajisje celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa aparate dëgjimi.
MBRONI PAJISJEN TUAJ NGA PËRMBAJTJET E DËMSHME
Pajisja juaj mund të ekspozohet ndaj viruseve dhe përmbajtjeve të tjera të dëmshme. Merrni
masat paraprake si më poshtë:
• Tregoni kujdes kur hapni mesazhet. Ato
mund të përmbajnë softuerë keqdashës
ose mund të jenë të dëmshme në një
mënyrë tjetër për pajisjen ose kompjuterin
tuaj.
• Tregoni kujdes kur pranoni kërkesa për
lidhje, kur shfletoni në internet ose kur
shkarkoni përmbajtje. Mos pranoni lidhje
me Bluetooth nga burime që nuk i besoni.
• Instaloni dhe përdorni vetëm shërbimet
dhe softuerët nga burimet që i besoni
dhe që ofrojnë një siguri dhe mbrojtje të
përshtatshme.

MJETET

Sinjalet e radios mund të ndikojnë në sistemet elektronike të instaluara gabim ose të mbrojtura
në mënyrë të gabuar në automjete. Për informacione të mëtejshme, pyesni prodhuesin e
automjetit tuaj ose të aparaturave të tij. Vetëm personeli i autorizuar duhet të instalojë pajisjen
në automjet. Instalimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm dhe mund ta zhvlerësojë garancinë
tuaj. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në
automjetin tuaj, janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose transportoni materiale
shpërthyese në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet shtesë të saj. Mos e vendosni
pajisjen tuaj ose pajisjet shtesë në zonën e hapjes së jastëkëve të ajrit.
MJEDISE TË MUNDSHME SHPËRTHYESE
Fikeni pajisjen tuaj në ambiente të mundshme shpërthyese, si p.sh. pranë pompave të
benzinës. Shkëndijat mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr, me pasojë plagosjen trupore ose
vdekjen. Vini re kufizimet në zonat me karburant; uzinat kimike; ose aty ku janë duke u zhvilluar
shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese mund të mos jenë të shënuara
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
• Instaloni një antivirus dhe softuerë të
tjerë të sigurisë në pajisjen tuaj dhe çdo
kompjuter të lidhur. Përdorni vetëm një
aplikacion antivirus në të njëjtën kohë.
Përdorimi i shumë aplikacioneve mund
të ndikojë te rendimenti dhe funksionimi
i pajisjes dhe/ose kompjuterit.
• Nëse keni akses te shenjat e referimit dhe
lidhjet e instaluara paraprakisht në sajte
interneti të palëve të treta, merrni masat
paraprake të duhura. HMD Global nuk
mbështet apo merr përgjegjësi për sajte
të tilla.
49

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents