Makita UM600D Instruction Manual page 31

Cordless grass shear / cordless hedge trimmer
Hide thumbs Also See for UM600D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdoruesit fillestarë duhet të kenë pranë një
5.
përdorues me përvojë të prerësit të shkurreve
që t'u tregojë si përdoret prerësi.
Prerësi i shkurreve nuk duhet të përdoret nga
6.
fëmijët ose nga personat nën 18 vjeç. Të rinjtë
mbi 16 vjeç mund të përjashtohen nga ky kufizim
nëse trajnohen nën mbikëqyrjen e një eksperti.
Përdoreni prerësin e shkurreve vetëm nëse
7.
jeni në gjendje të mirë fizike. Vëmendja
reduktohet nëse jeni të lodhur. Tregohuni
veçanërisht të kujdesshëm në fund të ditës së
punës. Kryejini të gjitha punët me qetësi dhe
kujdes. Përdoruesi është përgjegjës për të gjitha
dëmtimet ndaj palëve të treta.
Asnjëherë mos e përdorni prerësin nën
8.
ndikimin e alkoolit, drogave ose mjekimeve.
Dorezat e punës prej lëkure të fortë janë pjesë
9.
e pajisjeve bazë të prerësit të shkurreve dhe
duhet të vishen gjithmonë gjatë përdorimit të
tij. Mbani gjithashtu këpucë të forta me shuall
kundër rrëshqitjes.
10. Përpara se të filloni punën, kontrolloni për t'u
siguruar që prerësi është në gjendje pune të
mirë dhe të sigurt. Sigurohuni që mbrojtëset
janë vendosur siç duhet. Prerësi i shkurreve
nuk duhet të përdoret nëse nuk është montuar
plotësisht.
Sigurohuni që keni mbështetje të sigurt të
11.
këmbëve përpara se të filloni punën.
12. Mbajeni veglën fort gjatë përdorimit.
13. Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
14. Fikeni menjëherë motorin dhe hiqni kutinë e
baterisë nëse prerësi prek ndonjë gardh ose
objekt tjetër të fortë. Kontrollojeni prerësin për
dëmtim dhe riparojeni menjëherë nëse është
dëmtuar.
15. Fikeni gjithmonë prerësin dhe hiqni kutinë e
baterisë përpara se të kontrolloni prerësin,
të ndreqni defektet ose të hiqni materiale të
ngecura te prerësi.
16. Fikeni gjithmonë prerësin dhe hiqni kutinë e
baterisë përpara se të kryeni mirëmbajtje.
17. Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë dhe
vendoseni kapakun e fletëve mbi fletët e
prerësit gjatë lëvizjes së prerësit të shkurreve
në një vend tjetër apo gjatë punës. Asnjëherë
mos e mbani ose mos e transportoni prerësin
ndërkohë që është në punë. Mos e kapni
asnjëherë prerësin me duar.
18. Pastrojeni prerësin e shkurreve dhe sidomos
prerësin pas përdorimit dhe përpara se ta
ruani prerësin për periudha të gjata kohore.
Lyeni prerësin pak me vaj dhe vendosni
kapakun. Kapaku i dhënë me njësinë mund të
varet në mur, duke ofruar një mënyrë të sigurt dhe
praktike ruajtjeje të prerësit të shkurreve.
19. Ruajeni prerësin e shkurreve në një dhomë
të thatë, me kapakun të vendosur. Mbajeni
larg fëmijëve. Mos e ruani asnjëherë prerësin
jashtë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi
i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri
të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund të
shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
1.
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
2.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
3.
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
4.
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
5.
baterisë:
Mos i prekni terminalet me materiale
(1)
përcjellëse.
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
(2)
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
(3)
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
6.
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 °C.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
7.
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
8.
baterinë.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
9.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të
11.
baterisë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
31 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja ose

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Uh201d

Table of Contents