Electrolux LNT8TE18S3 User Manual page 86

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

  • ENGLISH, page 1
86
www.electrolux.com
K. Funksioni DrinksChill
4.2 Ndezja
1. Futeni spinën në prizën elektrike.
2. Shtypni ON/OFF në pajisje nëse
ekrani është i fikur. Treguesit e
temperaturës tregojnë temperaturën
e paracaktuar.
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër,
shikoni seksionin "Rregullimi i
temperaturës".
Nëse në ekran shfaqet "dEMo", shikoni
"Zgjidhja e problemeve".
4.3 Fikja
1. Shtypni butonin ON/OFF të pajisjes
për 3 sekonda.
Ekrani do të fiket.
2. Hiqeni spinën elektrike nga priza.
4.4 Rregullimi i temperaturës
Caktoni temperaturën e pajisjes duke
shtypur rregullatorët e temperaturës.
Temperatura e rekomanduar për caktim
është:
• +4°C për frigoriferin
• -18°C për ngrirësin
Diapazoni i temperaturës mund të variojë
mes -15°C dhe -24°C për ngrirësin dhe
mes 2°C dhe 8°C për frigoriferin.
Treguesit e temperaturës tregojnë
temperaturën e caktuar.
Temperatura e caktuar do të
arrihet brenda 24 orëve.
Pas ikjes së dritave
temperatura e caktuar ruhet.
4.5 Ndezja e frigoriferit
Për të ndezur frigoriferin mjafton të
shtypni rregullatorin e temperaturës së
frigoriferit. Për të ndezur frigoriferin me
mënyrën tjetër:
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
korresponduese.
Treguesi OFF i frigoriferit pulson.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Treguesi i frigoriferit OFF fiket dhe ndarja
e frigoriferit ndizet.
L. Funksioni DYNAMICAIR
Për të zgjedhur një
temperaturë tjetër, shikoni
seksionin "Rregullimi i
temperaturës".
4.6 Fikja e frigoriferit
Mund të fikni vetëm ndarjen e frigoriferit
duke mbajtur ngrirësin të ndezur.
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet
treguesi i ndarjes së frigoriferit.
Treguesi OFF i frigoriferit dhe treguesi i
ndarjes së frigoriferit pulsojnë.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit
tregon vijëza.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Shfaqet treguesi OFF i frigoriferit dhe
fiket ndarja e frigoriferit.
4.7 Funksioni FastCool
Nëse ju duhet të vendosni në ndarjen e
frigoriferit një sasi të madhe ushqimi të
ngrohtë, për shembull pasi sapo të keni
bërë pazarin e ushqimeve, ju sugjerojmë
të aktivizoni funksionin FastCool për të
ftohur më shpejt produktet dhe për të
shmangur ngrohjen e ushqimeve të tjera
që janë tashmë në frigorifer.
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet
imazhi korrespondues.
Treguesi FastCool pulson.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Treguesi FastCool shfaqet. Ventilatori
aktivizohet automatikisht për sa kohë
zgjat funksioni.
Ky funksion ndalon automatikisht pas
rreth 6 orësh.
Mund ta çaktivizoni funksionin FastCool
përpara përfundimit të tij në mënyrë
automatike duke përsëritur procedurën
ose duke zgjedhur një temperaturë të
ndryshme të vendosur të frigoriferit.
4.8 Modaliteti Holiday
Ky regjim ju lejon ta mbani ndarjen e
frigoriferit bosh gjatë një periudhe të
gjatë pushimesh duke reduktuar krijimin
e aromave të këqija ndërkohë që ndarja
e ngrirësit mund të funksionojë
normalisht.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents